Skandali: Erion Veliaj mashtroi për arsimin e tij

Kryesore Politika

Altini ne focus -1Mashtroi për arsimin! Avokati Goxhaj i kërkon MAS vertetimin e diplomave të Veliajt Erjon Veliaj, pasi kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranë ka mashtruar publikisht në një intervistë ku tha se ka mbaruar universitetin në SHBA dhe Masterin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke u nisur nga këto dyshime, Goxhaj i ka kërkuar në rrugë ligjore ministrisë së Arsimit dy diplomat e Erjon Veliajt. Sipas aktivisti të shoqërisë civile Goxhajt, Veliaj është kandidati i parë në Europë që kandidon për bashkinë e një kryeqyteti dhe ka vetëm  Diplomën e Shkollës së Mesme. Në rrjetin social të facebookut, në profiling e tij Avokati Goxhaj ka publikuar edhe kërkesën drejtuar MAS, për të vertëtuar diplomat e kandidatit Veliaj

Altin Goxhaj: Ja kërkesa që sapo i drejtova Ministrisë së Arsimit per dy Diplomat që nuk ekzistojnë të Kandidatit për Kryetar Bashkie në Tiranë Erion Veliaj, i cili do të shënohet në histori si Kandidati i vetëm në Evropë që kërkon të bëhet Kryetar Bashkie megjithëse ka vetëm një Dëftesë të Shkollës së Mesme

Kërkesë: Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

Kërkuesi: Shtetasi Altin Goxhaj, votues në Bashkinë Tiranë Adresa: Studio Ligjore Zyra Ligjore NOAL Rights & Partners, Rr. Bardhok Biba, Kati 1, ambjenti B­1, ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë, Albania Karta e Identitetit 03…………4, Tel. 0672004545

Objekti: Kërkojmë informacion nga Ministria e Arsimit për diplomimin e Erion Veliajt në SHBA dhe Britani. Baza Ligjore: Ligji i Arsimit të Lartë NR. 9741, datë 21/05/2007, Neni 37 Njohja e diplomave, certifikatave, gradave dhe titujve tё huaj Neni 38

Të nderuar Zonja/Zotërinj Unë quhem Altin Goxhaj dhe jam votues në Bashkinë Tiranë bazuar te “Ligj nr. 119/2014 për të drejtën e Informimit” përkatësisht Nenet 11, 14, 15, 17 dhe “Ligji i Arsimit të Lartë Nr. 9741”, datë 21/05/2007, Nenet 37 dhe 38, ndaj dhe kërkoj INFORMACION ZYRTAR me të dhëna të sakta për diplomimin universitar të shtetasit Erion Veliaj kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Tiranë sipas listës së mëposhtëme:

  1. Informacioni që unë kërkoj është si më poshtë:
  2. Emërtimi i Diplomës së pretenduar nga ky shtetas të dhënë në SHBA bazuar te studimet 4 vjeçare universitare në SHBA
  3. Emërtimi i Diplomës së pretenduar nga ky shtetas të dhënë në Britaninë e Madhe bazuar të studimet e ciklit master.
  4. Kohëzgjatjen legale në vite dhe semestra.
  5. Fotokopjen e Diplomës dhe listës së notave të legalizuara (Siç nënkupton Legalizimi: vulën Apostile për vendet anëtare të Konventës së Hagës. Vula Apostile merret zakonisht në prefekturë dhe në disa vende në Ministrinë e Jashtme.

altini ne focus-2Kërkoj që ky informacion të më vihet në dispozicion para dt 21 Qershor 2015 meqenëse në këtë datë është Dita e Votimit për Kryetar Bashkie në Tiranë dhe unë duhet të informohem para votimit nëse kandidati për Kryetar Bashkie dhe ish Ministër ka diplomimin e pretenduar nga vetë ai apo kjo është një vetdeklarim I rremë I cili shoqërohet me penalitete nisur nga angazhimi I tij 2 vjeçar si Ministër I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe ka pasoja nëse zgjidhet Kryetar Bashkie në Qytetin e Tiranës. Duke qenë se Erion Veliaj refuzon të bëjë publik këtë informacion unë jam i detyruar tua kërkoj juve.

Nëse kandidati ka mashtruar publikisht dhe ne se kërkesa e avokatit Altin Goxhaj vertëton këtë, atëherë kemi të bëjmë thjesht jo vetëm me një mashtrim publik, por me një skandal politik. Ishalla nuk është e vertetë, pasi kryeministri duhet të kërkoj një fale publike popullit të tij …altini-4