Ambasadori Hoffman: Zgjedhjet të jenë ligjore

Lajme Politika

Hofman ne focus newsAmbasadori gjerman apel Shqipërisë:“Është tejet e rëndësishme që zgjdhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore”.

Ky është mesazhi i ambasadorit gjerman Helmut Hoffman dy ditë nga e diela e 21 qershorit. Duke bërë apel për një pjesëmarrje të gjerë ambasadori nënvizon se “ Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv”

Mesazhi i plote i ambasadorit

“Zgjedhjet në një sistem demokratik janë shumë të rëndësishme, sepse qytetarët kanë kështu mundësinë të përcaktojnë se kush do të duhet të drejtojë fatet politike të vendit. Zgjedhëset dhe zgjedhësit shqiptare/ë mund të vendosin ditën e dielë, se kush do të përfaqësojë interesat e tyre në nivel lokal vitet e ardhshme. Kjo është një mundësi për të bashkëformësuar të ardhmen e Shqipërisë dhe shpresa ime është, që shumë shqiptarë të përdorin të drejtën e tyre për të zgjedhur. Vetëm kush shkon të votojë merr përsipër përgjegjësitë, që i takojnë një qytetari aktiv! Pikërisht në një vend, që është kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, zgjedhjet vëzhgohen me vëmendje të vecantë në nivel ndërkombëtar, duke qenë se janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, e për këtë arsye është tejet e rëndësishme që ato të zhvillohen në mënyrë transparente dhe ligjore.”