SOS : 10-të shqiptarë të vrarë në Greqi për 2018, si dhe 18 shqiptarë të vrarë në Greqi gjatë qeverisjes Rama (Lista)

149

Katër të vrarë brenda muajit dhe 18 gjatë qeverisjes Rama. Ambasada Shqiptare prej më se një viti pa përfaqësues të policisë shqiptare.

Asnjë hetim nga ana e shtetit shqiptar lidhur me këto vrasje. Por që të kemi marrëdhënie të mira, të mos kemi urrejtje për vrasësit e vendit fqinjë nuk do të thotë qe shteti shqiptar të heshtë përball këtyre vrasjeve te shtetsve të tij.

Portali i emigranteve shqiptar ne Greqi “Focus News” raporton se për 2018 kanë gjetur vdekjen 10 shqiptarë dhe qeveria Rama nuk luan vendin. Ambasada në Greqi u mbyll derën familjeve të viktimave dhe nxjerr non grata gazetarët që prekin çështje të tilla. I vranë apo gjetën vdekjen aksidentalisht asnjë njeri me gojën plot nuk mund të na thotë nga shteti shqiptar, pasi ai i mëson vetëm nga media e vendit fqinjë pa berë asnjë hetim

Libra dhe dokumentarë, emisione të pafundme janë bërë lidhur me këto
vrasje. Por…katër të vrarë pas vrasjes se minoritarit ne Bularat.

Ja lista:

Leandro Lapa, 46 vjeç
nga Saranda, 26/06.2015 vritet ne shtepi nga nje grek, nga kunati i tij me
karabine ne ishullin Kos.

Bledar Terpollari 26 vjeç10/05/2016,
vritet me armë gjahu nga pronari i tij grek, arrestohet greku, por trupi pajete
i shqiptarit i mungon koka.

Pëllumb Marnikollaj, 28 vjeç, 3/08/2016
  u paraqit në komisariatin e policisë Patisia
të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij
viti.Uvra nga policete komisariatit Ano Patisia te cilet e mbajte te fshehur
per 15 dite resht.

Kosta Pojani 57
vjeç nga Berati 22/12/2016 u vra në Luca 40 km larg Athinës. U ekzekutua me
armë zjarri tek po shkonte në pune. Policia dyshon për një qipriot.

Thanas dhe Eleni Curi 3/2/2017  u vranë
në shtëpi në lagjien Peristeri të Athinës. vrasësit ishin grekë.

Ilia Qerim Kulla 35 vjeç 2/04/2017, babai i dy femijeve u vra në Mënidhi
në Athinë brenda ne makinën e tij

Valton Loka 12/11/2017, babai i dy femijeve u vra ne Kretë nga nje
grua e droguar.mediat greke ishte nje njeri prind i shkelqyer.

:27/04/2018 vritet me thike në
lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek 23-vjeçari

Nesti Prifti.15/08/2018 36-vjeçari babai i nje femije u vra me 5
plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve
Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij,ne Athine.

15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për
në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte
liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa
zona të ndryshme të Trikalës.

13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të
zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën
tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte
marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij
15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre
adoleshentët humbën jetën.

22/11/2018  Altin Mulla vritet në kufi pranë
Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte
kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u
diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë.
Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u
arratisën.

24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje
të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi
kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një
shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i
respektuar nga banorët e zonës.

25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i
pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte
normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët,
ndërsa shkaqet janë ende mister.

26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në
anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte
qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi
i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë
zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte
probleme me persona të tjerë.

29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një
makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i
drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi
jetën menjëherë.

Grekë na vrisni të mos kemi urrejtje. Na vrisni të kemi
marrëdhënia të mira, na vrisni se ju duam…