Greqi/ Tërmet tani në Patra

74

Një tërmet është ndjerë rreth orës 05:10 të pasdites së sotme, në zonat e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në zonën detare, nëntë kilometra, në lindje, në verilindje të Kato Achaia.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 12 kilometra në jugperëndim të Patras.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: