Tramp: Emigrantët do të kthehen në vendet e tyre, fillon operacioni i madh deportimi

Bota

Donald Tramp konfirmoi se do të ketë një fushatë të gjerë deportimi kundër emigrantëve brenda fundjavës

Presidenti i SHBA Donald Trump ka konfirmuar se një operacion i madh do të nisë gjatë fundjavës për të ndaluar dhe dëbuar emigrantë të paligjshëm në 10 qytete amerikane.

Ata erdhën në mënyrë të paligjshme”, dhe shërbimet e emigracionit “do t’i kthejnë ato në vendet e tyre,” tha Tramp, duke folur me gazetarët në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se nuk është i shqetësuar se plani i tij është bërë i njohur, duke vënë në dukje se dëbimet nuk janë sekrete. Gazeta New York Times njoftoi të enjten se bastisjet pritet të ndodhin në 10 qytete anembanë vendit dhe se ky operacion fillimisht synon rreth 2,000 familje.

Shumë organizata kanë apeluar gjithashtu në një gjykatë të Nju Jorkut duke kërkuar që urdhrat e dëbimit të anulohen dhe emigrantët e parregullt të sillen para një gjykatës për të vendosur për fatin e tyre.