Trump u kërkon izraelitëve dhe palestinezëve kompromis në emër të paqes

855

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri sot thirrje në Jeruzalem izraelitëve dhe palestinezëve për kompromis në emër të paqes dhe për marrjen e vendimeve të vështira.

“Të bësh paqe nuk është aspak e lehtë, e dimë të gjithë”, u shpreh ai në ditën e fundit të vizitës.

“Të dyja palët duhet të marrin vendime të vështira”, shtoi ai në prani të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Por, me vendosmëri dhe me bindjen që paqja është e mundur, izraelitët dhe palestinezët mund të arrijnë një marrëveshje”, shtoi ai para një auditori zyrtarësh të lartë izraelitë dhe amerikanë të mbledhur në Muzeun e Izraelit, që përmban më konkretisht dorëshkrime të vjetra mbi Biblën./atsh/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: