Vrau të dashurën shqiptare, politikani italian dënohet me burgim të përjetshëm

129

64-vjeçari Franko Vinjati, ish anëtar i “Lega Nord” është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij shqiptare Lavdije Kruja.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. 40-vjeçarja shqiptare u qëllua për vdekje në pjesën e pasme të kokës dhe më pas u hodh në lumin.  Po në vitin 2016. Vinjati kreu këtë veprim makabër pasi nuk pranonte ndarjen. Ish politikani Italian përveç dënimit, duhet të dëmshpërblejë dy fëmijët e viktimës me 200 mijë euro secili

/ FAX NEWS/