Inagurohet tuneli më i madh në botë

Rajoni

Zvicra ka dhënë për trafik tunelin më të madh dhe më të thellë në botë por që është konsideruar një mrekulli e inxhinierisë së deritanishme.

Për përfundimin e tunelit hekurudhor u deshën plot 17 vjet punë, mund dhe djersë dhe ka një gjatësi prej 57 km dhe që kalon nëpër Alpet. Është tuneli më i madh në botë, i cili ka për qëllim për të krijuar një aks të ri të transportit hekurudhor veri-jug në Evropë, i cili u dha në qarkullim në Zvicër, sipas kompanisë së Hekurudhave Federale të Zvicrës.

Inagurimi i tunelit u bë në muajin qershor nga Presidenti i Konfederatës zvicerane Johann Schneider-Amman, në prani të presidentit francez Francois Hollande, kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelarit austriak Christian Kern.

Burimi : Agjencia e Shtypit të Athinës