Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell vaji i ullirit. Ai tha se vaji i ullirit ushqen edhe pjesën e turit.
“Ulliri është i vetmi që ushqen pjesën e trurit, qeliza që rrethon trurin është shumica yndyrë dhe vaji i ullirit e lidh fort. Ndaj nëse konsumon një lug ulliri në mëngjes nuk plakesh. Te lëkura ka një problem, nuk duhet lyesh puçrat me vaj ulliri”,-tha Sinani.
Ai tregoi gjithashtu se sa duhet të konsumojë një njeri dhe se si mund të gjejmë vaj ulliri të mirë.
“Ne kemi kalinjotin, është ulliri autokton që në kohën e Skënderbeut. Është kokërr gjatë e i plotë, gjendet në zonën e Vlorës dhe Mallakastrës. Në Berat ulliri është më shumë për tu konsumuar kokërr”,-tha profesori.
VIDEO