Gripi në Greqi: 6 vdekje të reja brenda një jave – 90 të vdekur

Shendeti

Gjashtë vdekje të reja nga gripi sezonal u regjistruan në Greqi në 2-8 Mars, duke rritur numrin e përgjithshëm të atyre që humbën jetën për shkak të komplikimeve të gripit sezonal në 90 të vdekur, sipas të dhënave EODY.

Gripi sezonal vazhdon të jetë i pranishëm në Greqi, përkundër faktit se koronavirusi i ri SARS-CoV-2 është një shqetësim kryesor për shëndetin publik në të njëtën kohë. Viktimat janë 53 burra dhe 37 gra, me një moshë mesatare prej 68.1 vjet.

Viruse të përhapura në këtë vend janë A (H1N1) pdm09 dhe A (H3N2).