60-vjeçari shqiptar aksidenton për vdekje një 26-vjeçar

Greqi

Greqi / Ditën e djeshme rreth orës 10 në ishullin e Paros, një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 60-vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në zonën e Ampelas në Paros. I riu që drejtonte një skuter elektrik u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, por me gjithë përpjekjet nuk arriti të mbante veten në jetë. Drejtuesi i makinës është arrestuar. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor janë duke u hetuar nga policia vendore e Paros.