T. ALIAJ / Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë azil në Gjermani. Vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti, 6880 shqiptarë kanë kërkuar azil sipas shifrat zyrtare të Agjencisë Gjermane për Migracion dhe Azil. Bazuar në të njëjtat shifra, numri i shqiptarëve në periudhën janar-shtator 2015 ka shkuar në 45.125, nga 5257 që ishin regjistruar në të njëjtën periudhë të 2014-ës. Por sipas statistikave të sistemit EASY, që është programi i qeverise që vendos për shpërndarjen e refugjatëve në rajone të ndryshme, deri sot ka regjistruar 66.311 shtetas shqiptarë. Shifrat të sistemit EASY mund të shikohen si paraprak, dhe rritja e ndjeshme të statistikës mund të konsiderohet si një tregues për rritjen e mëtejshme të azilkërkuesit shqiptar. Me këto statistika, azilkërkuesit shqiptarë brenda vitit janë rritur më shumë se 12 herë. Por ajo që mbetet më shqetësuese është se shqiptarët renditen të parët nga Europa dhe të vetmit prej nga numri i kërkesave vijon të jetë gjithmonë në rritje. Sipas zyrës së migracionit dhe azilit në Gjermani, azilkërkuesit vijnë nga zonat të varfëra ekonomike në Shqipëri dhe nuk ka asnjë indikacion që azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia. 45.125, nga 5257 që ishin regjistruar në të njëjtën periudhë të 2014-ës. Por sipas statistikat të sistemit EASY, që është programi i qeverise që vendos për shpërndarje e refugjatve në rajonet të ndryshme, deri sot ka regjistruar 66.311 shtetas shqiptarë. Shifrat të sistemit EASY mund të shikohen si paraprak, dhe rritja e ndjeshme të statistikës mund të konsiderohet si një tregues për rritjen e mëtejshme të azilkërkuesit shqiptar. Me këto statistika, azilkërkuesit shqiptarë brenda vitit janë rritur më shumë se 12 herë. Por ajo që mbetet më shqetësuese është se shqiptarët renditen të parët nga Europa dhe të vetmit prej nga numri i kërkesave vijon të jetë gjithmonë në rritje. Sipas Zyrës së Migracionit dhe azil në Gjermani azilkërkuesit vijnë nga zonat të varfëra ekonomike në Shqipëri dhe nuk ka asnjë indikacion që azilkërkuesit nga Shqipëria janë emigrantë nga Greqia.
Euronews: Azili? Shqipëria, ndër vendet më varfra të Europës
Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas shumë reportazheve nga mediat më të njohura, kësaj herë është Euronews që ka bërë një reportazh në qendrat e azilit në Gjermani si dhe ka zbritur në Tiranë për të analizuar këtë situatë. Rrugëtimi i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe rikthimi i tyre sërish në Shqipëri është trajtuar përmes një reportazhi nga Euronews. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pamja e parë e shtëpisë për shumë shqiptarë. Por ky nuk është një moment i lumtur për të gjithë”. Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu nis reportazhi kushtuar Shqipërisë nga rrjeti Euronews, mbi çështjen e shumëpërfolur të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Mijëra njerëz janë kthyer nga Gjermania pas dështimit për marrjen e statusit të azilantit. Një prej tyre thotë se, nuk janë trajtuar mirë nga autoritet gjermane, pasi sipas tij, pa asnjë shpjegim, ata janë marrë nga kampi ku qëndronin dhe janë hipur në avionin që i solli në Tiranë. “Na kanë marrë pabesisht dhe na kanë sjellë në Shqipëri pa na lajmëruar fare”, thotë një. Shqipëria është një ndër vendet më të varfëra të Evropës me të ardhura 280 euro në muaj për frymë. Norma zyrtare e papunësisë është 18 për qind dhe vendi po lufton gjithashtu me nivelin e lartë të korrupsionit. Berlini ka deklaruar se Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve problematike dhe për pasojë shqiptarët nuk përfitojnë azil.
Paradoksi, Shqipëria do strehojë refugjatët sirianë, gati ngritja e kampit në Gjirokastër
Ndërkohë, që Europa po përballet me refugjatët e shumtë që vijnë nga vendet e luftës, Shqipëria nuk po arrin dot të frenojë azilkërkuesit e saj, të cilët në vende si Gjermania vazhdojnë të jenë të dytët për nga numri pas sirianëve. Në këto kushte, duket se Shqipëria do të ndihmojë Europën, duke pritur refugjatët e luftës. Ndërsa po flitet se refugjatët sirianë gjatë dimrit mund të kalojnë nga Greqia në Shqipëri, në Gjirokastër është bërë gati harta se ku mund të ngrihen kampet. Infrastruktura do të ngrihet vetëm nëse shihet e nevojshme. Dimri mendohet se do mund të ndryshoje rrugën e refugjatëve sirianë drejt vendeve të BE. Një Maqedoni në borë e ngrica, do të detyrojë ata të zgjedhin rrugëkalimin nga Greqia në Shqipëri- Mali i Zi- Kroaci. Kështu Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve. Në këto supozime, vendorëve në Gjirokastër u është kërkuar përcaktimi i hapësirave të përshtatshme për strehimin e tyre Prefekti i Gjirokastrës i ka paraqitur Ministrisë së Brendshme hartën e territoreve ku mund të ngrihen kampet në një situatë të tillë. Por ai tha se infrastruktura do të ndërtohet vetëm në rastet e një fluksi real në pikën kufitare të Kakavijës. Në pamundësi për të frenuar azilkërkuesit e saj, Shqipëria i ka shprehur Europës gatishmërinë për të pritur refugjatët që vijnë në kontinentin e vjetër nga vendet e luftës. Gjatë një takimi me ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Landit të Bavarisë, Kryeparlamentari Ilir Meta ka diskutuar edhe mbi çështjen e azilërkuesve shqiptarë në Gjermani, që prej disa muajsh vazhdojnë të renditen të dytët për nga numri, pas atyre që vijnë nga një vend në luftë si Siria. Sipas Metës, reduktimi i këtij fenomeni mund të arrihet përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve në rajonin tonë. Por deri atëherë, Tirana është treguar e gatshme t’i dalë në krah Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane, duke i ndihmuar me refugjatët që vijnë nga vendet e luftës. Përsa i përket këtyre të fundit, Meta i ka thënë ministres bavareze Merk, se Shqipëria është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë.
Gjermania do të përshpejtojë riatdhesimin e shqiptarëve
Bashkimi Europian vazhdon diskutimet për mënyrën e përshpejtimit të riatdhetësimit për disa vende dhe qeveria gjermane aprovoi disa masa për të përshpejtuar vlerësimin e kërkesave për azil dhe për të deklaruar Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi si vende të sigurta. Duke përshpejtuar dhe intensifikuar, faktikisht riatdhesimet që prej kohësh vazhdojnë të kryehen ndaj vendeve të Ballkanit. “Shkuam në Gjermani për të punuar dhe jo për përfitime sociale, rrëfen një shqiptar. Shkuam në një kamp refugjatësh tregon më tej ai dhe kjo zgjedhje ishte e gabuar, por as mënyra si janë trajtuar nuk ishte e mirë sipas tij. Pasi ata nuk janë informuar nëse vendimi për dhënien e azilit ishte pozitiv apo negativ. Thjesht na nxorrën nga kampi dhe na hypën në avion. Në reportazhin e Euronews thuhet se kushtet e jetesës në Shqipëri mbeten ekstremisht të vështira dhe vendi ende po kompleton tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Një proces i komplikuar dhe nga rënia e regjimit e ndodhur më vonë se në vendet e tjera të Europës Lindore dhe nga krizat që pasuan në rajon deri te ajo greke. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, i cituar nga Euronews shpjegoi se kriza greke ka shtyrë shumë shqiptarë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian si dhe ka krijuar iluzionin se mund të largohesh nga vendi për të gjetur zgjidhje të lehta diku tjetër. Që tani shqiptarët kanë shumë pak mundësi për marrjen e azilit, duke u llogaritur që vetëm 1 për qind e tyre mund të përfitojë. Por, procedura është e komplikuar aktualisht dhe kërkon kohë. Nuk është e thjeshtë për ata që refuzohen të kthehen në shtëpi dhe të ri integrohen në shoqërinë nga e cila dëshironin të largoheshin. Kreu i Policisë së Kufirit shqiptar tregon për Euronews se ka pasur shumë raste të personave që janë refuzuar nga vendet europiane dhe kur janë kthyer në Shqipëri kanë kryer krime. Janë rreth 5 mijë shqiptarë çdo muaj që nisen për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani pavarësisht apeleve të qarta nga të dyja qeveritë.