NË 2023-MBI 6,618 EMIGRANTË HUMBËN JETËN DUKE U PËRPJEKUR TË ARRININ NË SPANJË

Emigracioni

Shifra është tre herë më e lartë krahasuar me atë të vitit 2022, e llogaritur nga Caminando Fronteras.

Të paktën 6,618 migrantë vdiqën ose u raportuan të zhdukur në vitin 2023 duke u përpjekur të arrinin në Spanjë, mesatarisht 18 në ditë, tha sot OJQ-ja spanjolle Caminando Fronteras. Kjo shifër është tre herë (+177%) krahasuar me atë të vitit 2022, është “më e larta” që është numëruar nga MCO që kur filloi regjistrimet e saj, u tha gazetarëve koordinatorja e saj, Elena Maleno.

Për krahasim, një raport i OJQ-ve i publikuar vitin e kaluar listoi 11,200 migrantë që vdiqën ose u raportuan të zhdukur duke u përpjekur të arrinin në Spanjë nga viti 2018 deri në 2022, mesatarisht gjashtë në ditë.

Këto tragjedi emigrantësh vijnë pasi numri i emigrantëve që mbërrinin në mënyrë të parregullt në Spanjë pothuajse u dyfishua në vitin 2023 në 56,852 njerëz për shkak të një fluksi të paprecedentë në Ishujt Kanarie, sipas shifrave të qeverisë spanjolle.

Caminando Fronteras, i cili mbështetet në thirrjet për ndihmë nga emigrantët në det ose familjet e tyre për të përpiluar raportet e tij, renditi 363 gra dhe 384 fëmijë mes viktimave që numëroi vitin e kaluar.