At Nikollë Marku kërkon hetim të Janullatos edhe për pastrim parash. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Nikolla Marku ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos, se ky i fundit duhet të hetohet për 12 akuza, mes të cilave edhe për pastrim parash. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, i quan akuzat e At Nikolla Markut si sajesa dhe shpifje të pabaza. Ndërsa për vetë markun thotë se nuk ka lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe se asnjë Kishë në botë nuk e njeh atë si klerik.
Reagimi i Plotë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Në lidhje me paketën e re të shpifjeve të Nikolla Markut. Para disa ditësh, 27 – 28 tetor 2015, z. Nikolla Markuu rikthye përmes mediave, me një sajesë tjetër, shpifjesh të pabaza dhe kërcënimesh të paturpshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe primatit të saj. Jemi të detyruar përsëri të informojmë përmbledhtazi opinionin publik se:
NikollaMarku nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të njohur nga Shteti Shqiptar. Marrëdhëniet midis Kishës Orthodhokse dhe Shtetit janë përcaktuar përfundimisht me ligjin nr. 10057/22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella”, të hartuar sipas detyrimit të përcaktuar në Kushtetutën e Repeblikës sëShqipërisë.
Asnjë Kishë Orthodhokse dhe asnjë Kishë tjetër në botë nuk e njeh atë si klerik.
Si përdhosës, që nuk ndalet përpara asgjëje,ai ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme kishën e së TërëshenjtësMari në Elbasan, që është monument kulture dhe, sipas ligjit të lartpërmendur (neni 23/1), është në pronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
“Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së kishës ortodokse të pavarur kombëtare shqiptare”, kryetar i të cilit ai e deklaron veten, nuk është “Kishë”, është thjesht një komitet lagjeje i një qyteti dhe nuk njihet nga Komiteti Shtetëror i Kulteve të Shqipërisë si komunitet fetar. Si vulë zyrtare përdor në mënyrë tinëzare titullin: “Kisha Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Kala, Elbasan.” Në këtë rast kemi një falsifikim fare të dukshëm dhe një mashtrim tëmadh. Në bazë të ligjit të lartpërmendur, nr. 10057/ 22.01.2009, Neni 5, paragrafi 1, përcaktohet në mënyrë të qartë se: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”.
Për ata që i njohin çështjet fetare, deklaratat e NikollaMarkut janë fjalë boshe dhe qesharake, që përsërisin fantazi mjerane dhe dyshime të pabaza. Atë e përdorin qarqe ekstreme, që kanë akses në media, për të akuzuar vazhdimisht dhe pa ndonjë shkak Kishën Orthodhokse, si dhe për të mbajtur gjallë një propagandë të sëmurë antigreke, gjë që sigurisht nuk i shkon për shtat orientimit evropian të vendit.
Çdo qytetar i interesuar mund të gjejë edhe deklaratat e mëparshme të Kishës sonë, të cilat hedhin poshtë qartazi dhe me hollësi të gjitha deklarimete tij, që i përsërit herë pas here në mënyrë monotone.
Burimi: Ora News