Shpetim ZINXHIRIA / Po i rikthehem këtij problem për të venë në dijeni miqtë e mi si dhe ata 200 pjesmarrës në takimin e 7 prillit të zi, se përplasja me ministrin nuk ishte e rastit nga ana e tij, por njëkohësisht as e paramenduar nga ana ime. Incidenti me këtë ministër përbën rastin e dytë, dhe kjo si pasojë e shumë publikimeve në Portalin Focus News, kritikave të njëpasnjëshme lidhur me punën e tij si një person public që paguhet nga taksat e popullit. Konkretisht, publikimi i fundit në formë kritike është bërë një ditë para (6 Prill 2016 ) që z.Tahiri do bënte takimin me emigrantët në Athinë.
Publikimi im në rrjetin social të Facebook-ut me një titull ndoshta të gabuar apo të nxituar, si gjithnjë ishte një publikim i rastit dhe as gjë më shumë.
Po të ishte rasti i parë nuk do t’i vija rëndësi, pasi ministra të kësaj moshë bëjnë gabime, por kur gabimi ripërsëritet dhe bëhet me qëllim të caktuar për të ulur dinjitetin personal në ambient public në mënyrë gangteri apo rrugaçi, ai nuk falet…
Rasti i parë i përplasjes me z. Tahiri ka qenë nga mezi i vitit 2012 në selinë qendrore të Partisë Socialiste, në atë kohë kur unë isha në kryesinë e kësaj strukture për Degën në Greqi, si sekretar shtypi ( zëdhënës ), ku fatkeqësisht u përballa me një arrogancë që më la shumë përshtypje, duke vënë në dijeni dhe ish kryetarin e kësaj strukture për Greqinë z. Anastas Murati.
Pra, asgjë nuk është e rastit, gangsteret dinë të shfrytëzojnë në takime të tilla për të gjunjëzuar, nuk e kanë për gjë edhe më shumë kur janë të veshur me pushtet, nuk e kanë për gjë të kontrollojnë e-mail, të ulin faqen e portalit ( 21 shtator 2015) me një here pas publikimit, të sillen si rrugaç.
Këto raste duhen ndëshkuar ! Kjo gjë më detyroi t’i rikthem përseri për t’u thënë miqve të mi se nuk ishte një rastësi, por ishte një arrogance që vetëm një ministër si Z.Tahiri dinë mirë ta bëjnë këtë gjë.( më poshte ja publikimet në portal)
Të gjithë gabojmë dhe kur e ndjejmë gabimin dime të kërkojmë falje, aq më keq kur kemi përball njerëz të një moshe që kanë fëmijë në një moshë me atë të ministrit. Por këta harrojnë gjënë më kryesore se në radhë të pare duhet të jesh njeri e pastaj ministër…