Situata është shpërthyese, kriza ekonomike, rrënimi, papunësia, varfëria…

Kryesore

kaci ne focus-2Kastriot ISLAMI  / Situatë shpërthyese, lufta për eliminim brenda koalicionit, në shkallën sipërore . Gjithçka ndodh nuk është aspak çudi. E parashikuar me kohë.

Korrupsion në nivele historike, kriminelë e banditë në qeverisje, maxhorancë dhe në të gjithë pikat kyçe të administratës. Kusarë, trafikantë, dhunues të Kushtetutës në krye të kupolës për zhvatjen e fondeve e aseteve publike në çdo qelizë të Rilindjes. Perversitet, amoralitet, mashtrime, kërcënime, arrogancë, banalitet është sjellja që dominon këtë qeverisje sektare. Burgosje, përgjime, gjobitje janë mekanizimat për nënshtrimin e qytetarëve dhe vrasjen e reagimit e të shpresës. Kriza ekonomike, rrënimi, papunësia, varfëria, rënia e konsumit, fuqisë blerese, falimentimi i bizneseve vendase, largimi i investitorëve të huaj, prag-largimi i bankave serioze janë realiteti dhe frika qe i detyron qytetarët të largohen. Situata është shpërthyese. Kazani po zien. Për më tepër, brenda koalicionit, sherret dhe lufta për eleminimin e njeri-tjetrit ka arritur në shkallën sipërore. Po kalben, po fermentohen, po qelbin dynjanë dhe Rama i fshehur lëshon marrëzi nga Twitter apo Fb. Fjalë pa kuptim që edhe Shvejku do ta kishte zili.

“Rilindja e Madhe” po shpon qeverisjen e vet. Këtë po thonë çdo ditë e më shpesh qytetarët