Dramë e madhe për qeverisjen aktuale, kryeministri e nisi qeverisjen e tij me sloganin: “Do bëjmë shtet”!
Me këtë titull ka reaguar në statusin e tij kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka edhe pse është pjese e mazhorancës qeveritëse…
Të krijonte përshtypjen sikur qeverisja e tij kishte dale nga një luftë dhe shteti ishte i shkrumbosur, institucionet kishin rënë dhe se shpresa e vetme ishte, që të rilindnim shtetin.
Në fakt ne e kishim shtetin, institucionet e tij, pushteti ra me votë dhe erdhi një pushtet tjetër. Pra nje rotacion normal, madje më normali në këto 25 vite, sepse zgjedhjet ishin të pranuara nga palët dhe sepse një parti që kishte qeverisur me PD, LSI ishte në pushtet akoma, pra kemi në fakt një gjysëm rrotacioni.
Të bëjmë shtet nuk do thotë të vendosim taksa të larta, të bëjmë shtet, nuk do thotë të terrorizojmë bizneset e huaja dhe vëndëse! Të bëjmë shtet nuk do të thotë, që në fund të mandatit të kujtohemi për të miratuar një ligj për drejtësinë, që është shteti i së drejtës.
Pra kjo maxhorancë nuk bëri shtet, por forcoi pushtetin e vet duke terrorizuar dhe frikësuar këdo, që vinte duart te “shteti” për të kërkuar ndihmë.
Largime masive nga vendi, biznese të falimentuara me shumicë, biznese të huaja që largohen çdo ditë, gjobë, burg dhe përsëri gjoba ishte refreni i përsëritur nga pushteti, që po tenton të bëjë shtet.
Pushteti po fryhet nga propotenca dhe korrupsioni, shteti drobitej dhe vuante nga inkopetenca, terrori, monopolet, koncesionet, nga liria e cunguar duke u kthyer në një shtet legen dhe gogol për qytetarët e vet.
Ne tashmë kemi një pushtet që ka kapur shtetin, duhet të “qetësojmë”ose largojmë pushtetin, që të shpëtojmë dhe të kemi shtetin.
Nëse pushteti i sotëm arrin ta bëjë shtetin pushtet, atëhere do kemi shumë punë për të shembur diktaturën e shtetit që po krijohet pa u ndjerë.
Edhe opozita është pjesë e shtetit, që për fatin e keq është bërë pjesë e pushtetit herë pas herë, apo nuk ka arritur të garantojë paprekshmërinë e shtetit. Shtet do bëjmë kur të çlirohemi nga kthetrat e pushtetit të pushtave!