Sëmundjet e zemrës dhe enëve janë shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek femrat. Sipas një studimi në vitin 2004 , shkaku i vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut ishte 43 % tek meshkujt dhe 53% tek gratë
Në vendin tonë, rreziku i prekjes nga ndonjë sëmundje e zemrës shkon deri në 6,9% të femrave. Në dy dekadat e fundit, ndërsa rreziku për sëmundjet e zemrës në të gjithë botën ka rënë, rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës tek gratë premenopausale është në rritje.
Arsyeja më e zakonshme për këtë rritje është rritja tek femra e normave të pirjes së duhanit. Sëmundje të tilla si obeziteti dhe diabetet vënë në shënjestër sistemin kardiak dhe atë të enëve të gjakut tek gratë, dhe ka listuar sëmundjet si më poshtë :
1 . Obeziteti
Si një sëmundje që ka prekur 30 % të grave në vendin tone. Obeziteti është gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm risku për zemrën dhe sistemin e enëve të gjakut, çka është dhe arsyeja më e rëndësishme e vdekjes së bashku me diabetin e tipit.
Obeziteti është një problem shëndetësor shumë i rëndësishëm sot, ai gjithashtu çon në zhvillimin e hipertensionit, atakë në zemër, dhe sëmundjeve të tjera vaskulare. Hulumtimet kanë treguar se gratë obeze kanë një rsik vdekje katër fish më të madh nga sëmundjet e zemrës.
2 . Diabeti tip 2
Një nivel i lartë i glukozës në gjak prish shtresën mbrojtëse e murin e venës të njohur si endothelium, ndikon negativisht në strukturën e enëve të gjakut dhe rezulton në kalcifikim. Kalcifikimi i murit të enëve të gjakut shkakton atherosklerozë, njohur gjithashtu si ngurtësim i eneve te gjakut. Kjo gjendje shkakton pushim te zemres, apo edhe vdekje e papritur . Grate diabetik kanë 4-5 herë risk më të madh për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe atyre të enëve të gjakut. Prandaj është e një rëndësie jetike që gratë duhet t’i nënshtrohen kontrollit vjetor të zemrës .
- Hipertensioni
Përveç se është shkaku më i zakonshem i sëmundjeve të zemrës dhe enëve te ne gratë, hipertensioni është shkaku më i zakonshëm i pushimit të zemrës dhe goditjeve në tru . Ky rrezik rritet edhe më shumë tek gratë që përdorin kontraceptive oral . Frekuenca e hipertensionit është shumë më e lartë te gratë me moshë mbi 55vjeç.
Nga studimi INTERHEART kryer me përfshirjen e qendrave të shumta në Evropë, kontributi i hipertensionit për sëmundjet e zemrës ishte llogaritur të jetë 36%. Në përmbledhje, kur hipertensioni parandalohet, rreziku i sëmundjeve të zemrës zvogëlohet në këtë normë .
4 . Kolesteroli i lartë
Sipas statistikave në SHBA , në 48 % të femrave, nivelet e kolesterolit janë rritur. Edhe pse nivelet e kolesterolit të grave në grupin e moshës 20-50 ka tregues më të mirë se tek burrat , ky tregues fillon të rritet me shpejtësi pas menopauzës.
HDL e ulët ( kolesteroli i mirë ) dhe nivelet e larta të triglicerideve janë shumë më të rëndësishme tek gratë . Terapia për uljen e kolesterolit tek gratë me sëmundje të njohura të zemrës dhe venave ul rrezikun e infarktit të zemrës.
- Depresioni
Në vitet e fundit është vërtetuar se stresi kronik dhe i papritur janë domethënëse në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo gjendje është më e dukshme tek gratë. Depresioni, stresi i përditshëm, dhe stresi i theksuar rritin riskun e sëmundjeve të zemrës me 2.6 herë tek burra, dhe 3.5 herë te femra.
6 . Sindromi vezores policistike
Sindromi policistik i vezores i parë në 10-15 prej çdo 100 gra rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës postmenopausale së bashku me një tendencë për obezitet dhe diabet. Shkaku i kësaj rritje është hormoni mashkullor ( testosteroni ) dhe dukuria e shpeshtë e rritjes së presionit te gjakut dhe glukozës .