Bashkimi Europian së fundmi ka hartuar një dokument për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon integrimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe që konsiderohet si “investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”.
Dokumenti i BE-së i siguruar nga ‘Radio Evropa e Lirë’, dhe thotë se është ngarkuar zyrtarja e lartë e Punëve të Jashtme të BE Federica Mogherini për të siguruar vlerësimet strategjike.
Ajo që bie në sy, sipas “Radio Evropa e Lirë” që disponon këtë dokument, Shqipëria nuk përmendet në planet e Bashkimit Europian për integrimin në Union vitet e ardhshme.
“Politika e zgjerimit, e cila aktualisht përfshin Turqinë dhe disa vende në Ballkanin Perëndimor, siç janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia është përshkruar si një “investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”, shkruan REL.
Ky dokument që synon integrimin në BE të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor e ku mungon vendi ynë, nuk ka të përcaktuar afakt kohor se kur do të ndodhë.
“Qëndrueshmëria e këtyre vendeve ende nuk është garantuar, por Bashkimi Europian gëzon një ndikim të veçantë në këto vende”, thuhet në dokumentin që parashikon planet për zgjerimin e BE-së.