Rekord historik, pasaportat shqiptare ndërrohen 6 herë në 25 vite të fundit

Aktualitet Foto e Ditës Kryesore

ndrrimi per te 6 here-2Focus News Një gjë është e qartë që brenda 25 vjetesh pasaportat biometrike janë ndërruar 5 herë dhe kjo e fundit shkon në 6 herë, pra një rastësi?

Përsëri del në skenë problem i pasaportave në Shqipëri, por këtë herë për fëmijët nën moshën 16-vjeç, ku 156 mijë familje do të fusin përsëri dorën në xhep për ndryshimin e pasaportave për fëmijët e tyre. Askush nuk ka kurajo të bëj autokritikë për këtë gabim, një gabim që prekë më shumë familjet e emigrantëve, në një kohë që pasaportat shqiptare janë më të sigurta se kurrë ndonjëherë. Por një gjë është e qartë që brenda 25 vjetesh pasaportat biometrike janë ndërruar 5 herë dhe kjo e fundit shkon në 6 herë, pra një rastësi. Familjet e emigrantëve në Greqi do të paguajnë këtë radhë ndërrimin e pasaportave tre here më shumë se në Shqipëri, pasi nga shteti i tyre konsiderohen shtresa më e pasur…

Lidhur me këtë ndryshim MPM njofton qytetarët të vrapojnë sa më parë me qëllim për të shmangur radhët e gjata në muajët e ardhshëm, sepse 1 korriku është afati i fundit i vlefshmërisë për pasaportat biometrike me afat të pasaktë vlefshmërie prill 2009-korrik 2010.

Ministria njofton se në bazë të ligjit 8668 të datës 23/11/2000, për pajisjen me pasaporta biometrike për jashtë shtetit ndryshon afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standartet ndërkombëtare, ministria nënvizon se afati 5 vjeçar i vlefshëmëria e pasaportave biometrike për fëmijët 0-16 vjeç është një standart i nohur ndërkombëtar. Kjo ministri fton qytetarët që kanë hasur këtë problematikë, të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja duke shmangur radhët në ditët e verës, ku shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Gjatë periudhës Prill 2009 – Korrik 2010, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit, janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë (10 vjet), ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.

Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se afati 5-vjeçar i vlefshmërisë së pasaportave biometrike për fëmijët 0 -16 vjeç është një standard i njohur ndërkombëtar, për shkak të ndryshimit në kohë të karakteristikave fizike të shtetasve të kësaj moshe. Me ardhjen e qeverisë së re në vjeshtën e 2013, duke konstatuar problematikën, Ministria e Punëve të Brendshme mori masa për menaxhimin dhe zgjidhjen e saj. U propozua shtyrja e afatit të këtyre pasaportave me 1 vit, duke i bërë ato të vlefshme për 6 vjet, që t’u lihet kohë shtetasve për pajisjen me pasaportë të re biometrike. Propozimi i MPB-së u miratua në Kuvend në Prill 2014.

Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat për njoftimin e shtetasve që preken nga ky problem dhe prej Gusht 2014 ka vijuar me njoftimin:

– Në Pikat e Kalimit Kufitar (nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë në kufi dhe posterave, fletëpalosjeve)

– Në Zyrat e Gjendjes Civile dhe Komisariatet e Policisë (nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë  nga punonjësit dhe posterave, fletëpalosjeve)

– Në media (njoftime dhe fushata)

– Deklarata të herëpashershme nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme

– Nëpërmjet Ambasadave dhe Zyrave konsullore të Republikës së Shqipërisë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë Republikës së Shqipërisë

– Nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjithë masat për përballimin e kërkesave në rritje për pajisjen me pasaportëm, duke fuqizuar infrastrukturën e nevojshme në zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së këtyre dokumenteve.