Po ndodh një dukuri e zakonshme e njohur në histori: mitomania.
Ndër më të shquarit prej tyre duket se është Spartak Ngjela, ky dijetar i vetëshpallur anglo-sakson dhe armik i egër i marksizmit. Për dashurinë e tij ndaj pushtetit të vetvetes dhe delirit, Ai është në gjendje të bëjë deklarata që nuk t’i pret mendja e shëndoshë… Është në gjendje që një vend të tërë ta tërheqë e gëlltisë në çmendurinë e tij rrënqethëse.
Pse vallë njerëz të tillë nuk hiqen mënjanë politikës e të dhënurit mend? Sepse janë mësuar me privilegjin e jetën e favorizuar që fëmijë dhe s’mund të heqin dorë prej saj. Ngjela ka një rrugë origjinale për të ruajtur edhe sot privilegjet e fëmijërisë: mitomaninë dhe sharlatanizmin.
Rruga që ka zgjedhur ai është punë e tij mund të thotë dikush. Por në fakt ajo është gjithashtu punë e brezave që vijnë të cilët nuk duhet ta shohin kurrsesi historinë e së kaluarës nëpërmjet lenteve të “historianit” Ngjela, miteve dhe paranojave të tij.
Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se ky Ngjela nuk është edhe i vetëm trim në luftë; ai ka shumë të tjerë që mitomaninë e sharlatanizmin i shprehin në forma të përkryera duke trallisur e hutuar në ekrane apo faqe gazetash.
Konsensusi në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim që përveç të tjerash ka si qëllim frenimin e gojëtarëve delirant dhe shkatërrimtare të kësaj gjuhe konfliktuale.
Deliranti ynë, ka rol të “rëndësishëm” në shoqëri, vret e pret, turbullon ujëra e fate njerëzish vetëm me një fjalë, është i gjithëdijshëm e i gjithëpushtetshëm, është i çmendur në një lloj tjetër çmendurie. Ai është i çmendur pas kultit të vetes. Sepse udhëhiqet nga parimi “më e thjeshtë të sabotosh se sa të ndërtosh”.
Teksa të gjithë ofronin eksperiment, Meta ofronte experiencë. Sepse, në politikë bërjen e tij Ai preferon më shumë lopatën se sa kazmën. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus.