Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmë në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë. Ai shoqërohej nga deputetet të PS Eduart Shalsi dhe Anastas Angjeli dhe Arta Dade, Fatmir Toçi, si dhe nga deputeti i LSI z.Vagjel Tavo dhe deputeti i PDN z. Vangjel Dule, etj.
Në fjalën e tij Meta ka falenderuar emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri duke theksuar se: “ Në vitet 90-të që Shqipëria përballoi emigracionin masiv me vështirësi të jashtëzakonshme” Ai ka folur edhe për krizën në Greqi me të cilën po përballet Greqia por njëkohësisht edhe për kontributin e madh që dha emigracioni shqiptar. Ai u shpreh se ditën e mërkurë do të takojë kryeministrin e Greqisë z. Aleksis Tsipras ku mbi të gjitha do të shtrojë problemet që kanë të bëjnë me emigrantët, lidhur me njohjen e patentave shqiptare, njohja e pensioneve, pullës apostile etj.
Lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve z. Meta tha : Ne shprehim kënaqësi për shfaqje pozitive që paraqesin të dy vendet, njëkohësisht ne do të paraqesim edhe disa çështje aktuale që ende qendrojnë të pazgjidhura me qeverinë e Greqisë. Gjithashtu ai preku edhe temën lidhur me shërbimet konsullore, të pullës apostile etj.
Gjithashtu z. Meta theksoi problemin e çështjeve të njohjes së pensioneve duke thënë se është akoma një nga çështjet më komplekse, ato janë ngritur here pas here dhe do të ngrihen nga ana jonë se ka të bëjë me problemin ekonomik të emigrantëve këtu. Njëkohësisht ne do të paraqesim edhe një sere problemesh që kanë të bëjnë me ju. Përsa i takon marrëdhënieve me Greqinë z. Meta tha: Ne e shohim Greqinë si një partnere shumë të rëndësishme për vendin tone, për arsye historike njerëzore të pranisë suaj mjaftë të gjerë këtu, për arsye të rolit të minoritetit grek në vendin tone, të interesave të shumta që ne jemi në NATO, por ne presim me synimin të antarësimin në Bashkimin Europian, si dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të na mbeshtesin në këtë drejtim.
Gjithashtu edhe sa i takon të kaluarës ku me një vullnet të mirfilltë duhet të zgjidhen, por e rendesishme është që këto zgjidhje të jenë konstriktive për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, na intereson që të eci në këtë drejtim edhe më mire. Më pas z. Meta u ndal në zhvillimet politike në vendin tonë duke theksuar se: “Përsa i takon Shqipërisë ashtu siç i kini ndjekur dhe ju ka qene Reforma ne Drejtësi, e cila ka të bëjë me forcimin e pushtetit ligjor në Shqipëri, për forcimin e funksionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me përmisimin sa më të mire institucioneve të një klime të biznesit si dhe rritjen e investimeve vendase dhe të huajve. Por njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin Europian të Shqipërisë, ku ne e arritëm me një konseus të miratojmë paketën kushtetuese të reformës në drejtësi, dhe tani po punojmë për zbatimin e saj. Në Nëndor shpresojmë të marrin një rekomandim pozitiv nga komisioni europian për hapjen e negociatave për antarësim në Bashkim Europian. Gjithashtu z. Meta u ndal edhe në vështirësitë që po ndeshet Europa lidhur me krizën ekonomike: “Dimë që Europa po kalon kohë të vështira si kriza ne Greqi dhe dalja e saj nga euro, si vështirësitë në Spanjë e në vende të tjera. Kjo gjë na bën që ne të bëjmë më shumë reforma, të garantojnë një zhvillim të qendrueshëm afatgjatë të vendit” Në mbyllje të takimit z. Meta u ndal në atë më të rëndësishmin në integrimi i vendit duke thënë se: Integrimi Europian është një instrument, është një nxitje për transformimin e shoqërisë sonë…
Emigrantët ja problemet tona
Emigrantët nga ana e tyre i kërkuan kryetarit të Kuvendit që të kenë më shumë kujdes dhe më të ndjeshëm me problemet e tyre. Kërkesat e emigrantëve kishin të bënin me uljen e tarifave në shërbimet konsullore, pasi kriza e sotme i bën ato tarifa të papërballueshme. Edmond Guri kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i kërkoi zotit Meta një interpelancë në Parlamentin Shqiptar për të ngritur problemet e shumta të emigrantëve, gjithashtu ai pyeti se a do votojnë emigrantët në vendin ku punojnë dhe jetojnë.
Kryetari i shoqates Liter-Art z. Miho Gjini ngriti problemin e ngritjes se një qendre kulturore, një kërkese kjo prej më se dy dekadash, duke u shprehur se tashme ka ardhur koha për ngritjen e saj dhe se jemi shumë të vonuar. Iliaz Bobaj theksoi rendesinë e vëmëndjes që duhet të ketë shteti shqiptar ndaj mësuesve në Greqi, të cilët deri tani kontriubojnë falas, si dhe kërkua pajisja e fëmijëve me abetare. Nuk janë shumë po për 30-40 mësues të cilët duhen mbështetur theksoi zoti Bobaj.
Emigrantët e tjerë ngritën problemin e njohjes së pantentave shqiptare si dhe të njohjes së pensionev për vitet e punuara në Greqi.