Samiti i Diasporës, a do ketë autokritikë për zhgënjimin e emigrantëve ?!

1019

 

samiti i diaspores ne tirane

Focus News  / Një pyetje që pritet të marrë përgjigjen është se, kush i zgjodhi përfaqësuesit dhe si u zgjodhën, kë përfaqësojnë këta në komunitetin shqiptar në Greqi?

Emigrantët shkojnë në këtë Samit pa një ministri emigracioni, shkojnë me probleme nga më të shumta dhe me premtime boshe gjatë gjithë viteve të emigracionit. Ata shkojnë me shpresë që ky Samit të mos kthehet në një aktiv partie, pasi emigracioni nuk mund të trajtohet dhe nuk duhet të ketë ngjyrë partiake. Ata shkojnë në vendin mëmë për të marrë pjesë në këtë Samit në një kohë që ligji u u ka mohuar gjënë më elementare të lirisë, atë të votës. Shkojnë si komuniteti shqiptar më i madh në botë me një zë të humbur në Shqipëri, por një pjesë shkojnë me një strategji të tyre për emigracionin kombëtar shqiptar, për një ballafaqim për t’u ndigjuar zeri i tyre, sepse deri më sot askush nuk ja dha mundësinë për t’i ndigjuar në parlament apo presidencë, por ata vetëm kanë ndigjuar të flitet për ta, por pa prezencën e tyre.

Ata shkojnë të shrfytëzuar si asnjëherë tjetër, aq sa për të nxjerrë një pasaportë shqiptare në vendet ku punojnë duhet të paguajnë 3 herë më shumë se sa në Shqipëri. Shkojnë të përbuzur dhe të lënë në mëshirën e zotit, ku askush nuk i mbron nga padrejtësitë që u janë bërë, shkojnë me një përvojë të hidhur të mardhënieve të vendit me diasporën, për një kthesë midis shtetit shqiptar dhe diasporës. Shkojnë me përfaqësues të emëruar dhe jo të zgjedhur nga Komuniteti Shqiptar, shkojnë pa Federatën e Shoqatave Shqiptare, shkojnë pa shoqatën “Vëllazërimi”, pionere e emigracionit. Shokjnë ku në panele përfaqësohen nga të tjerë, shkojnë për të parë dhe ndigjuar, por pa patur mundësi për të folur…

Ata shkojn me dëshirën dhe shpresë që ky Samit të mos plotësojë synime politike të çdo lloj qeverie, gjithashtu është gati të verë të gjitha mundësitë për të çuar më përpara vendin e vet.

Samiti fton emigrantët në një kohë ku para një dekade me inisiativën e ministrisë së jashtme është miratuar një strategji kombëtare për emigracionin shqiptar, nën kujdesin Italian dhe sponsorizuar nga një vend fqinjë. Emigrantët shkojnë në këtë Samit ku deri më sot janë shfrytëzuar politikisht dhe ekonomikisht. Por më kryesorja është se Federata e Shoqatave Shqiptare pra përfaqësuesja e komunitetit shqiptar në Greqi, është injoruar duke mos nuk ka pasur asnjë kontakt për marrjen e një mendimi nga ana e saj. Ata shkojnë kur pjesa më e madhe e përfaqësuesve të emigracionit shqiptar në Greqi refuzon pjesëmarrjen, pasi përfaqësohen nga njerëz që nuk kanë lidhje me ta. Shkojnë në këtë Samit, ku një pjesë e Komunitetit Shqiptar në Greqi  i bëjnë apel qeverisë për të pajisur shkollat me tekste mësimore.

Është hera e parë që qeveria shqiptare organizon në Tiranë të ashtuquajtur “Samitin e parë të Diasporës”, ku për këtë një meritë të veçantë ka qeveria Rilindja.

Kryeministri Edi Rama, lidhur me këtë ngjarrje të madh historik ka thënë se: “Samiti do të hap një kapitull të ri për vendin. Samiti i nëntorit do të jetë çasti kur ne do të tregojmë kush jemi, çfarë mund të bëjmë dhe se kemi mjaftueshëm eksperiencë për të bërë edhe më shumë. Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigrantë para dhe pas komunizmit në Shqipëri…”

Është e vertetë se deri më sot asnjë qeveri gjatë dy dekadave të fundit nuk ka bërë të mundur deri më tani vlerësimin e numrit të saktë të shqiptarëve në botë si edhe shkallën e organizimit e tyre në nivel lokaliteti apo vendi. Kjo i faturohet vetëm shtetit shqiptar dhe jo emigrantëve, pasi në çdo konsullatë shqiptare ka të dhëna të plota, si dhe në çdo bashki në vendet ku jetojnë emigrantët ka mundësi që shteti të mësojë faktikisht numrin e saktë dhe jo më të bëj një vlerësim paraprak. Por pyetja qendron:

A do të ketë kurajon kryeministri të bëj autokritikë për zhgënjimin nga premtimet që u ka bërë emigrantëve këtu e tre vite e më parë?

Përse qeveria ngatërron emigracionin me diasporën dhe fton përfaqësues pa program, të detajuar?

Mbi çfarë kriteresh u zgjodhën këta përfaqësues dhe kë përfaqësojnë, dhe aq më keq shkojnë pa ditur ende programin e zhvillimeve të punimeve të Samitit?

Si mund të bëhet një Samit vetëm me inisiativën e kryeministrit duke anashkaluar dikasteret përkatëse, opozitën dhe Presidentin?

A do të prekë kryeministri ligjin e votimit dhe të drejtat e emigrantëve që dhe ata të kenë të drejta politike?

A do të flasë ndokush se sa është zbatuar Strategjia Kombëtare e Emigracionit, miratuar më 2006

 

Ja dhe 11 premtimet e Rilindjes për emigracionin shqiptar, premtime që mbeten vetëm premtime:

  • Në 100 ditët e para tëqeverisjes, ne do të kalojmënë Kuvend Ligjin për Votën eJashtme, duke mundësuarvotimin për gjithë emigrantëtme anë të postës
  • Qeveria e re do tëketë një portofol të veçantë, i cilido të fokusohet vetëm te problemet dhe shqetësimet e emigrantëve.
  • Krijimi i një fondi të dedikuar qeveritar për abetare, libra dhe mësimdhënie të gjuhës shqipe, veçanërisht i fokusuar në Greqi dhe Itali.
  • Negocim me qeveritë homologe për të përfshirë gjuhën shqipe në kurrikula.
  • TVSH2 do transmetojë programe përmësimin e gjuhës shqipe.
  • Brenda vitit të parë në qeverisje,në bashkëpunim me Ministrinë eFinancave, institucionet homologenë vendet fqinje, e në përputhje me legjislacionin europian në këtë fushë, do mundësojmë njohjen ekontributeve për pension.
  • Brenda mandatit të parë në qeverisje, në bashkëpunim edheme partitë simotra në Itali e Greqi, do të negociojmë e mundësojmë akordimin automatik të nënshtetësisë për fëmijët shqiptarëtë lindur në vendet respektive.
  • Do rikthejmë në shërbimindiplomatik shqiptar konceptine diplomacisë së karrierës, duke promovuar vetëm individë me shkollim, aftësi e kapacitete për përfaqësim diplomatic.
  • Përfaqësues të spikatur e të aftë nga komuniteti shqiptar në Greqi e në Itali, njerëz që e njohin emigracionin si eksperiencë të drejtëpërdrejtë të jetës, do të promovohen në ambasadat dhe konsullatat shqiptare aty.
  • Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do të negociohet një marrëveshje dypalëshe me shtetin grek, ku të përputhen në nivel diplomatik dhe administrative ndryshimet në toponimet që konsiderohen problematike prej autoriteteve greke
  • Brenda mandatit të parë në qeverisje do të krijohet një program ekselence për të përthithur diplomantë të cilët dëshirojnë të angazhohen dhe të kontribuojnë në shërbimin civil të shtetit shqiptar.

Janë këto premtime të kreut të PS kur ishte në opozitë, premtime të printuara e të publikuara në Platformën e Partisë Socialiste gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 2013.

 Flasin emigrantët

 Adriatik Arifi, Specialist për programet e BE

adriatiku profilSamiti i parë i Diaspores Shqiptare i cili organizohet në Tiranë nga data 18-20 Nëndor, një nismë e kryeministrit të sotëm të Republikës së Shqiprisë dhe qeverisë se tij, është e veçantë dhe mbahet për herë të parë. Eshtë rasti që ky Samit të shenojë një kthesë midis shtetit shqiptar dhe diasporës.

Shqipëria është vendi me diasporë më të madhe në botë për numrin e popullsisë që ka, Ky Samit duhet të vlerësojë gjithë përvojën e deritanishme që ka diaspora si dhe përvojën e vëndeve të tjera.Samiti duhet të synojë në lidhje të qëndrueshme të Diasporës me vendin dhe kthesë midis shtetit shqiptar dhe diasporës.

Vitet që kanë kaluar flasin për një përvojë të hidhur të mardhënjeve të vendit me diasporen. Samiti i shumë pritur duhet të nisë punën me njohjen e gabimeve që janë bërë deri tani, me atë që nuk është bërë, si dhe çfarë kërkon vendi nga diaspora dhe kush janë kërkesat dhe mundësitë e diasporës për vendin. Besoj se duhet të largohemi nga shprehjet propogandistike dhe të kalohet në një plan real, jo me shumë objektiva por me fakte dhe shifra konkrete. Puna duhet të fillojë nga objektivat që ka qeveria e sotme dhe ambiciet e vet kryeministrit per te integruar realisht ne jeten sociale, ekonomike dhe politike te Diaspores. Kjo punë fillon në Parlamentin Shqiptar. Diaspora është gati të verë të gjitha mundësitë për vendin e vet.

Edmond Guri, Kryetar i Federatës së shoqatave Shqiptare në Greqi

mondi profil Si Federatë u ftuam në Samitin e Parë të Diasporës nga Ambasadori i Shqipërisë në Greqi. Nuk ishim në dijeni, përveç faktit të njoftimit të kryemistrit të Shqipërisë bërë në Nju Jork, për zhvillimin e Samitit në Tirane dhe promovuar kjo nga mbarë mediat shqitare. Nuk ishim  në dijeni të programit dhe as na u kërkua mendim, gjë e cila do të ishte normale dhe do të dihmonte mjaftueshëm në implikimin direkt në këtë Samit. Do ishte në përmirësimin e raporteve me shtetin shqiptar, me MPJ dhe kryesisht me Drejtorinë  e Diplomacisë Publike, Sektori i Diasporës.

Thjeshtë na u njoftua programi, i cili në vazhdimësi u ndryshua ndjeshëm dhe kështu ne mbetëm “spektator”.  Them spektator pasi koha në dispozicion në panelet e krijuara është e kufizuar ndjeshëm, gjë që nuk lë hapsirë për pozicionim, apo për të dhënë propozime konkrete, duke patur parasysh pjesëmarrjen e madhe që ka ky Samit.

Nëse një panel me gjashtë personalitete, ka vetem 1 ore e 45 minuta kohe në dispozicion, kuptohet se të “ftuarit” nuk do t’i jepet mundësia të shreh mendimet dhe të jap propozimet e përgatiura.

Mos mbajtja e premtimeve nga  Aleanca për Shqipërinë  Europiane, sigurisht që nuk na “lumturoje” por, në çdo rast duhet të jemi optimist dhe të shpresojmë se me zhvillimin e Samitit të Parë të Diasporës, kjo do të ndryshoje.

 

Eduart Ndocaj, Deputet

eduarti profilMe plot bindje them se Diaspora është në mëshirën e fatit. Samiti është një mundësi për të reaguar dhe reflektuar. Komuniteti i shqiptarëve të Shqipërisë është në mëshirën e fatit. Nga takimet që kam bërë në disa vende të Europës, vetëm disa emigrantë shqiptarë e dinin ekzistencën e një Samiti Diaspore në Tiranë, por shumë prej tyre edhe pse me kontribute të rëndësishme nuk kishin siguruar ftesat. Mendoj, se evenimenti i Samitit është mjaft i rëndësishëm dhe është një moment që emigrantët duhet të ngrejë zërin kundrejt Ministrit të Jashtëm, neglizhencës së tij, kundër degjenerimit të shërbimit diplomatik shqiptar e po ashtu duhet të insistoj dhe të kërkojnë me këmbëngulje ushtrimin e të Drejtës së Votës së Emigrantëve. Po ashtu, sa nuk është vonë, ky Samit duhet të konsiderohet si një moment reflektimi për Ministrin e Jashtëm, për ambasadorët, konsujt dhe institucionet e Shtetit.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: