Sot është dhënë vendimi i trupit gjykues i Selanikut.
Avokatët kanë kërkuar që të akuzuarit mos dënohen për dhunën e ushtruar (TORTURË), të ushtruar në grup, por thjesht një ngacmim fIzik pa dashje, rrjellojë e gjëndjes së tyre të ngarkuar emocionale .Gjykata i shpalli fajtorë gardianët për dhunën e ushtruar, por jo kjo dhunë ka shkatuar pasojë vdekjen. Denimi për këtë dhunë parashikon një denim prej 3-7 vite, por gjykata vendosi që këta gardianë të mbeten të lirë derisa çështja të gjykohet në shkallën e dytë ( Efetio).
Data 4 Janar 2016 shënon fillimin e seancës së pare nga Gjykata e Selanikut, për vdekjen e të burgosurit Ilia Kareli, ku akuzoheshin 13 gardianë të burgut Nigritas në Serres.
Fajtor për tortura, të cilat kanë rezultuar me lëndim të rëndë fizik në 42 –vjeçarin Ilia Karel, është ky vendimi nga gjykata e Selanikut, sot në séancën e 9-të, ku janë ulur në bankën e të akuzuarve gardianët e burgut të akuzuar për vdekjen e shqiptarit, i cili vdiq në burgun e Nigritas. Një nga rojet e të 14 të akuzuarve është gjetur fajtor për tortura, ndërsa drejtori i burgut u përball me akuzën për jo kallzim të krimit dhe është liruar.
Gjykata tërheq akuzën për dënimet.
Kujtojnë se në bankën e të akuzuarve janë referuar në gjyq një total prej 14 punonjësve të burgut. Sipas vendimit të gjykatës, për vdekjen e 42 vjeçarit shqiptar Kareli, ku thekson në vendimin e saj se vdekja nuk është e lidhur me torturën, nga e cila erdhi edhe vdekja e individit, por mbi të është ushtruar vetëm dëmtim fizik.
Në të gjitha vrasjet qe janë kryer ndaj shqiptarëve në Greqi, nuk është dënuar më asnjë njeri. Një shëmbull konkret është vrasja e 164 emigrantëve shqiptarë, të vrarë nga policia apo ndokush tjetër dhe nuk është dënuar asnjë grek. Bëhet fjalë për 164 emigrantë të vrarë që nuk ishin të dënuar nga drejtësia greke, nëse kjo nuk përbën një turp atëhere si mund ta theni këtë?