Koçi: Garantimi i votës së emigrantëve rrit shkallën e detyrimeve politike ndaj tyre

Emigracioni

petro koci-vota e emigranteve

Petro Koçi, zv/ministër i Mbrojtjes, lidhur me të drejtën e votimit të emigrantëve është shprehur për gazetën elektronike të emigrantëve shqiptarë në Greqi (www.focusnews.al), si më poshtë:

Besoj se çdo forcë politike është dakort në parim për të drejtën votuese të emigranteve. Vota e tyre nuk sjell ndryshim të përqindjes që fitojnë partitë në zgjedhje. Por kjo e drejtë siguron pjesëmarrje më të lartë në proçesin politik, që do të thotë zgjedhjet dhe rezultati marrin legjitimitet më të lartë. Unë besoj se pengesë është mosbesimi i partive të mirëadministrimi i votës dhe numërimi. Mesa duket ka një paragjykim se vota e administruar jashtë mund të manipulohet. Unë besoj se ky është thjesht një paragjykim.

Garantimi i votës së emigrantëve rrit shkallën e lidhjes dhe detyrimeve politike ndaj tyre. Pavarësisht se ka individe që këtë e shohin si një mundësi vetëm për të zënë vend nëpër ambasada apo konsullata…

Çështja do merrte një zgjidhje pozitive nëse do garantohej regjistrimi biometrik i zgjedhesve. Kjo deri tani s’ështe realizuar, duke përbërë nje pengesë serioze në realizimin e dëshirës politike.