Zoti kryeministër! Ja çfarë humbasin shqiptarët nga marrëveshja JUAJ me Greqinë

Aktualitet Emigracioni

Mos i provokoni emigrantët me lajme të tilla në kohë pandehmie…!

Lëre propagandën nga Surreli dhe hajde këtu në Greqi dhe shiko se çfarë humbasin emigrantët nga marrëveshja që ju kini bërë (në se është bërë) për njohjen e skadimit të pasaportës shqiptare.

Është e natyrshme të flasësh e të japësh njoftime të natyres së lajmeve të mira, por realiteti të përgenjështron, nuk mund të flasësh në hava se je kryeministër i një vendi që ke 600 mijë shqiptarë në Greqi.

Dy ditë më pare kryeministri Rama doli me një një njoftim se paska bërë një marrëveshje me qeverinë greke lidhur me njohjen e skadimit të pasaportave, duke e quajtur atë si një lajm të mire dhe që gëzon shqiptarët në Greqi.

Për hir të vertetës kryeministri shqiptar as që e ka idenë se çfarë shërbimesh humbasin emigrantët prej kësaj pasaporte që ka skaduar. Vetëm emigrantët e dine se çfarë heqin kur duhet të kryejnë shërbimet nëinstitucionet shtetërore.

Edhe pse Ministria e Diasporës ka emëruar dy oficere kontakti për emigracionin në Greqi pranë konsullatave tona në Athinë dhe Selanik, kryeministri as që ka marrë mundimin të marrë një informacion, po vazhdon propagandën e tij mashtruese.

Për ta venë në dijeni kryeministri shqiptar po rendisim se çfarë humbasin shqiptarët në Greqi kur u skadon pasaporta:

.     Kompesimi i qerasë së shtëpisë…

.     Ndihma ekonomike për të papunët!

.     Shërbimet bankare, nuk bën dot asnjë veprim (për të hapur kartë kur ka skaduar, nuk bën dot asnjë veprim banker, pasi skadimi i pasaportës nuk njihet.

.     Emigranti i papunë humbet ndihmën ekonomike,

.     Emigranti shqiptar me e rastin Lockdawun nuk merr ndihmë nga shteti pasi nuk njihet skadimi i pasaportës.

Para se të jape lajmin e mire kryeministri duhet të njohë realitetin e emigrantëve shqiptar në Greqi, pasi për ta mungon qeveria shqiptare këtu e tetë vite me radhë. Zoti kryeministrë duhet të dini që marrëveshja që ju kini kini bërë ( në se është bërë) me qeverinë greke njihet vetëm nga Ministria e Emigracionit, pra u  jepet e drejta shqiptarve vetëm për te kaluar kufirin për në Shqipëri dhe anasjelltas dhe asgjë më shumë