Kastriot ISLAMI / Shume eksperte të politikës së jashtme pyesin: Përse Rama po i tensionon marrëdhëniet me Greqinë?
Disa nga arsyet mund të ishin:
Së pari synon të zhvendosë vëmëndjen nga problemet dhe dështimet e qeverisjes, konkretisht nga kultivimi i kanabisit, nga lidhjet e krimit me maxhorancën e qeverisjen, nga korrupsioni galopant që po rrënon ekonominë e financat, nga vjedhjet masive të buxhetit dhe koncensionit klienteliste, e etj. Një manovër e pështirë…
Së dyti mesa duket Rama është në dijeni se negociatat me BE nuk do të hapen, apo hapja e tyre do të kushtëzohet me zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, dhe kërkon të provokoje Greqinë, që ajo të refuzoje hapjen e negociatave me argumentin që qeveria e tij ka punuar mirë, por nuk deshën greket…Një provokim i turpshëm…
Se treti mesa duket Rama përmes këtyre veprimeve kërkon t’i dërgojë një mesazh kërcënimi aleatit të tij kryesor LSI… Nje manovër sa mediokre aq edhe hileqare e tinzare…