Ra Tahiri! Po a do hetohet lidhja e tij me grupet kriminale në Greqi!

Kryesore Politika

Ra Tahiri! Po a do hetohet lidhja e tij me grupet kriminale në Greqi!

Focus News  /  Deri më sot ky njeri ka mbajtur një nga postet më të rëndësishme dhe më të besueshme të qeverisë Rilindja, por jo pak herë gjatë gjithë punës së tij janë ngritur akuza të rënda. Por tashmë një akuzë vjen edhe nga Greqia ku portali Focus News po e publikon për së dyti herë, me shpresë se së shpejti drejtësia shqiptare do të marrë në konsideratë këtë akuzë të ngritur ndaj tij.

Përgjigjen më të saktë po ose jo, mund ta japë Prokuroria e Përgjithëshme në Shqipëri, ku fare mire mund të kishte filluar hetimet. Përplasja e këtij ministri me një gazetar më 7 prill të 2016 në Athinë nuk ishte i rastit, pasi pak ditë më parë u mësua e verteta, pasi Tahiri mbështet grupet kriminale shqiptaro-greke në përvetësimet e bizneseve shqiptare.

Konkretisht më 2015 nga Kryeministria më 10 shkurt të 2015 me nr.prot.743/1  i ka kërkur z.Saimir Tahirit se kush është greku që ka përvetësuar firmën “Albania Interlines”, por deri më sot nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Bëhet fjalë për një kriminel që pas Interpolit Shqiptar, si dhe Prokurorisë së Rrethit  Tiranë, ka kryer vepra penale dhe ka qenë i burgosur shumë herë në Greqi për vrasje më 1957-1998, fallsifikime dhe me lënde narkotike. Por pyetja shtrohet si ka mundësi që të futet në shqipëri një njeri i tillë?

Ministrit Tahiri i është kërkuar po nga selia e kryeministrisë, sesi ky shtetas grek është pajisur me pasaportë shqiptare, si eshtë lejuar që biznesi i tij tashmë i përvetësuar me fallsifikime (hetim nga prokuroria shqiptare) vazhdon të futet ende në teritorin shqiptar?

Nuk është asnjëherë vonë që Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri të fillojë hetimet rreth kësaj çështje, pasi krimi nuk mund dhe duhet të ketë ngjyrë politike !