Alban DACI / Partitë politikë themelohen nga njerëz që kanë interesa të përbashkëta, kauza të përbashkëta dhe motivim qytetar dhe në shërbim të vendit. Këta të fundit koencidojnë zakonisht vetëm në ato vende që kanë një histori të gjatë shtetërore me procese të kristalizuara morali dhe demokracie.
Retorika e themelimit të partive politike në Shqipëri është bërë thuajse e bezdisshme për disa arsye.
Së pari, numri i madh i partive politike shqiptare dëshmojnë qartë, se ata nuk kanë kauza, por vetë interesa personale.
Së dyti, po vërtetohet çdo ditë e më shumë, se partitë shqiptare nuk kanë as ideologji, ose më saktë kanë origjinën nga e njëjta ideologji, nga ish oligarkia komuniste. Kjo është e thjeshtë për tu verifikuar duke pasur parasysh se brezi aktual i politikës shqiptare është një brez në qoftë se jo me përgjegjësi nga regjimi i kaluar është me formim të plotë të reagimi të kaluar. Pra, shumica e tyre janë persona që kanë bërë karriere akademike, profesionale e jo vetëm aq nga regjimi. Ata janë brumë i Regjimit.
Së treti, e shumë parti politike, nuk kanë ardhur nga jashtë sistemi, por janë vazhdimësi e sistemit. Pra, subjektet e reja janë themeluar kryesisht për ego dhe inate personale, por pa pasur ndonjë vizion konkret për të sjellë modele të reja. Shembull të kësaj natyre kemi FPD, Ben Blushi, Neritan Ceka, Ilir Meta e plotë të tjera.
Bëra këtë hyrje për të bërë pyetjen a ka vend për një subjekt të ri politik në Shqipëri? Në Shqipëri ka të drejtë kushdo të krijojë lëvizje apo parti politike, por nëse nuk e është mbështetur në kauza dhe modele konkrete është thjeshtë një shtojcë e të tjerave.
A janë të gjithë shqiptarët të përfaqësuar duke pasur parasysh numrin e popullsisë dhe numrin e shumtë të partive?
Sigurisht që pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të pa përfaqësuar e kjo pjesë ndahet në dy kategori.
Së pari, të papërfaqësuar janë ato shqiptarë që për arsye mjerimi ekonomik dhe mungesës së sigurisë kanë zgjedhur të emigrojnë. Kjo ka kategori i ka fillimet e veta me rënien e Regjimit dhe vazhdon për fat të keq edhe në ditë e sotme. Më shumë se një milion shqiptarë të emigruar i kemi vetë në dy vende: Greqi dhe Itali. Nuk po llogarisim të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, por po marrim në konsideratë vetëm shqiptarët e emigruar në Greqi dhe Itali. Pra, kemi më shumë se 1 milion shqiptarë që bashkë me kauzat e tyre janë të papërfaqësuar.
Kategoria tjetër e papërfaqësuar janë ajo kategori e shqiptarëve të vërtetë që në kohën e Regjimit mbeten të persekutuar dhe në periudhën e tranzicionit u harruan.
Këto dy kategori shqiptarësh meritojnë të përfaqësohen.
Cila është mënyra me e mirë? Kauzat e tyre dhe problemet e tyre të përfaqësimit të natyrës politike dhe për këtë arsye kanë nevojë për përfaqësim politik. Kush është mënyrë më e mirë e përfaqësimit politik? Sistemi politik shqiptar dhe zgjedhor shqiptar nuk favorizon asnjë lloj forme tjetër përveç se subjektet politike. Pastaj ka edhe një arsye tjetër thelbësore që këta dy kategori të përfaqësohen me subjektin e tyre politik e kjo është njw arsye mw shumw që ata të mos vazhdohen të përdoren më nga sistemi politik shqiptar që i ka përdorur si numra dhe si sponsor, por pa ju dhënë asgjë.
Një kriter i rëndësishëm në demokraci është përfaqësimi në raport me popullsisë.
Kjo zakonisht justifikon praninë e dy dhomave në Parlamente të ndryshme ose numrin e caktuar të deputetëve. Ne kemi de facto dhe de jure sot më shumë se gjysmën e popullsisë që jeton jashtë dhe nuk është e përfaqësuar. Pra, e drejta për përfaqësim është një arsye e drejtë dhe e demokratike.
A duhet të konsiderohet si diçka e radhës dhe një lloj si të tjerat një subjekt i krijuar nga Emigrantët? Pra, për arsye që dhashë sipër dhe jo vetëm, krijimi i këtij subjekti është i domosdoshëm, ndryshe nga të tjerët, ka kauzat e veta dhe elektoratin e potencialin e tij. Jo pa qëllim bëj ndoshta për herë të parë dallimin mes elektoratit dhe potencialit.
Pse? Deri më sot politika e vjetër, le të themi, është përfaqësuar vetëm nga dhjetë persona dhe të gjithë të tjerët janë parë si numra e janë konsideruar vetëm elektorat.
Partia e emigracionit ka potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, me njerëz të realizuar, të shkolluar, me biznese e sipërmarrje të rëndësishme.
Të gjithë këta duhet të jenë pjesë e propozimeve dhe e vendimmarrje në Parti dhe jo vetëm votues. Pra, çdo emigrantë konsiderohet një potencial real dhe mundshëm për të kontribuar drejtpërdrejtë në vendimmarrje dhe ide dhe jo vetëm për të votuar.
Së dyti, emigracioni është i mbushur me kauza. Disa nga më të rëndësishmet janë: E drejta votës; Përfaqësimi politik; Integrimi social-kulturo; Ruajtja e Gjuhës; Përfshirja në vendimmarrje. Këto janë vetë disa nga kauzat që partia e themeluar nga emigracioni dhe për emigracionit duhet të ketë në programin