Athina mbyll radion në gjuhën shqipe

1065

Focus News  /  Në prag të 25-vjetorit Radio “Athina 9.84” në vartësi të kësaj bashkie ka bërë të mundur mbylljen në gjuhën shqipe njëkohësisht dhe në 15 gjuhë të tjera.

Radio Athina 9.84 për emigrantët në Greqi u hap më 2003 për të informuar komunitetet më të mëdha të këtij vendi me gjuhën e tyre, duke i lënë në dispozicion 2 orë në ditë.

Por që nga fillimi i Janarit të 2017, Bashkia e Athinës ka ndërprerë transmentimet në gjuhët e huaja pas zbulimit të një skandali ekonomik, ku para drejtësisë pritet të dalin para gjykatës së Athinës 15 ish kryetarë dhe anëtarët e Bordit e “Athina 9.84” dhe drejtorë të përgjithshëm. Në dhjetor të vitit kaluar gazetarët e huaj ishin lajmëruar për një gjë të tillë përfshi këtu edhe atë shqiptarë.

Aktakuza është hartuar për keqmenaxhim dhe humbje të panevojshme në  radio stacionin “Athens 9.84”, 2003-2010. Sipas mediave vendase rreth 37 milionë euro janë zhdukur nga fondet e këtij stacioni pasi ishin përdorur për udhëtime jashtë vendit me vlerë 350.000 euro, shpenzime në blerje çantash 500 euro, telefona celularë me vlerë 2500 euro, si dhe parfume, korniza, orë, mansheta, lule etj.

Shpërdorime këto që kapin vlerën e 37 milionë euro, që fatkeqësisht ndikuan në mbylljen e radios në gjuhën shqipe si edhe në 15 gjuhë të tjera ku informonte emigrantët për rreth 2 orë në ditë. Mbyllja është konfirmuar edhe nga vetë gazetarët që kanë punuar në Radio “Athina 9.84”, një mbyllje që bëhet pikërisht për emigrantët në prag të 25-vjetorit të inagurimit të saj…

 

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: