Miliarderi David Rockefeller vdiq në gjumë për shkak të goditjes të zemrës në shtëpinë e tij në zonën e Pokantikos Hills, New York, të hënën në mëngjes. Bankieri i njohur, drejtor i “Chase Manhattan” dhe institucione të ndryshme, ka vdekur në moshën 101 vjeç. Ai ishte anëtari më i vjetër i familjes Rockefeller. Pasuria e tij personale është me vlerë prej 3.1 bilionë $, duke e bërë atë të vdekur, si një nga 200 njerëzit më të pasur në botë. Njoftimi zyrtar për vdekjen e tij vjen nga Fondacioni Rockefeller, duke deklaruar se i ndjeri ishte “një prej njerëzve që kanë ndikuar në historinë e filantropisë dhe financave në Amerikë dhe është konsideruar si një nga operatorët e fundit të mëdha ndërkombëtare.”/focusnews.al/