Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka njoftuar sot se është shumë i shqetësuar për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për të rikthyer dënimin me vdekje në Turqi.
“Kjo është një vijë e kuqe për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tajani në llogarinë e tij në twitter, trasnetmon lajmi.net
Tajani i ka këruar Turqisë që si vend kandidat për të hyrë në BE të respektojë sundimin e ligjit dhe të respektoj të drejtat e njeriut. Erdogan dje ka thënë se do të tentojë ta rikthejë dënimin me vdekje, dhe se është duke pritur një përgjigje nga Zyra për të Drejtat e njeriut në Turqi.
“Në qoftë se parlamenti e miraton atë, do ta miratojë edhe unë. Por nëse opozita është kundër? Atëherë ne do të mbajmë një referendum për këtë çështje”, ka thënë Erdogan mbrëmë.
Siç ka raportuar AFP mbështetësit e Erdoganit dje kanë brohotiur në mbështetje të këtij vendimi