Rudina Papajani Mërkuri / Duke zëvendësuar disa pika në recetën e jetës krijon një iluzion,thjesht mbetesh një bulëz e vetmuar në një sipërfaqje…mos ka ardhur koha të marrësh ngjyrën e munguar..ato presjet që ndonjëherë anashkalohen si për inerci.Dhe dalngadalë fillon reflektimi..nuk je ai fëmija plagprishësh që ditën bënë prapësira e në mbrëmje me kokë ulur vjen te prindërit, me të vetmen pendesë se aty ka një dashuri që i fal.
Tashmë je rritur larg pëshpërimave foshnjore, fillojnë ngarkesat me peshë,apo ndërgjegjet e vrara. Po ulesh këmbëkryq me shpirtin, se e di që nuk të tradhëton kurrë. E di se është një shok i mirë,disi i çuditshëm,që lufton midis një sekreti apo një faji të bërë. Është bukur kur brenda vetes krijon një organizim, atë “arkiv” që s’mund t’a prek kush.Kjo skutë e brëndshme krijon atë “dosje sekrete” që ti e kujton në çastin apo ditën tënde.Ka ditë kur ti nuk fle, bën një përmbledhje çfarë ke kaluar dhe pret si të thuash vërtetësinë e këshillave që burojnë nga brenda si një shënjë se shpirti i mirë të ka dhënë vaksinën e duhur. Bashkpunimi shpirt-njeri shërben si stinë e reflektimit si bilancë se nesër troket një mendim i ri.Dhe janë pikërisht ato ditë roz kur ke shkelur nocionin gri dhe i gëzohesh jetës kaq bukur,se doza shpirtërore ka shëruar plagët, luftën e brëndshme në qenien tonë.Ky ekuilibër nuk është “truk” po rikuperim,pozitivitet për të menaxhuar dobësitë ,situatat e pa kohë që na shfaqen,duke dhënë prioritetin për rolin,raportin tonë me botën sociale. Duke hequr dorë nga imazhet e vagëlluara e të turbullta shpirti shërben si një “vidjo -kasetë” ,si një arkiv i heshtur që vjen si katalizator në rast emergjente. Ky bashkëpunim jep të ashtuquajturin “siguri-shpirt ,atë ndreqje të ashpërsisë që ngre krye pa kuptuar,atë forcë lakmie që shfaqjet si djall në mëndjet njerzore.Nesër thua;jeta vazhdon. E shkuara bën sikur tulatet e nuk të sheh, po e ardhmja është pasqyrë në momentin e autokontrollit”GODINA NJERI”…