“Kopshtarin” shqiptar që rriti kanabis, e pret dëbimi

Aktualitet

Një shtetas shqiptar është arrestuar, pasi po punonte në një fermë të kabanisit në Middlesbrough të Anglisë. Media britanike “gazettelive.co.uk” shkruan se, “tani Daniel Docaj nga Shqipëria e pret dëbimi”.

Një i pastrehë nga Shqipëria mori një punë si një ‘kopshtar” në një fermë të drogës në Middlesbrough me vlerë prej 100 mijë funteve, përcjell albinfo.ch.

Ai ishte burgosur pas deklarimit fajtor për prodhimin e kanabisit në mes të 1 janarit dhe 24 marsit të këtij viti dhe tani përballet me dëbimin.

23-vjeçari shqiptar është arrestuar më 23 mars. Mësohet se vetëm në kuzhinë nuk kishte mbjellur kanabis. Në pesë dhomat tjera, kishte 195 rrënjë kanabisi me vlerë prej 107 260 funte, me çmime të rrugës.

Docaj, i cili përdorur dy emra, nuk kishte dënime të mëparshme, derisa është paguar 500 funte. Ai e ka kuptuar se do të dëbohet.