Meta, mesazh Ramës dhe Bashës: Duhet më pak arrogancë, më tepër dialog

Politika

Duke folur nga mjediset para Parlamentit në një aktivitet kushtuar Ditës së Europës, presidenti i ri Ilir Meta theksoi se nuk është kurrë vonë për të dialogur dhe për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar.

Ai shtoi gjithashtu se duhet më pak arrogancë dhe më tepër dialog mes palëve, duke u dhënë kështu një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Dëshira ime që është ky parlament të mbushet me të rinj dhe të reja sepse janë shembulli më i përkryer i pasionit të vërtetë për Shqipërinë europiane. Duhet më tepër dialog, më pak arrogancë. Më shumë qetësi, më shumë stabilitet e më shumë mundësi punësimi. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog, bashkëpunim”, u shpreh Ilir Meta.