Denoncimet , Meta paralajmëron: Do jenë spektakolare në javën që vjen, dara po i shtrëngohet çdo ditë Edi Ramës

Politika

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat teksa u pyet nëse daljet e tij do të mjaftojnë për të rrëzuar Edi Ramën. Meta tha se kanë dalë përdite me denoncime me fakte dhe prova ndërsa do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, ndërsa puna e tyre do të njoh përmasa spektakolare.

Ilir Meta: Ne do të bëjmë cdo gjë. Populli do të ngrihet, askush s’ka pse  të shqetësohet. Çdo denoncim është bërë me fakte dhe prova dhe është në interesin publik të qytetarit. Do të vazhdojmë çdo dite, edhe për taksën e qarkullimit edhe për indeksimin e pagave përmes një projekt ligji të ri. Do të jemi shumë të qartë në objektivin tonë. Edi Rama, është kryeoligarku, të tjerët janë nënkontraktorë. Dara po i shtrëngohet çdo ditë.

Ora e ligjit po vjen, ora e shtetit po vjen. Kjo nuk ndalet. Kjo që po bëjmë është punë e ditës së vazhdueshme, do të intesifikohen, do të njohin përmasa spektakolare në javët në vijim.