Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti hekurudhor në Greqi. I vdekur është gjendur drejtuesi i trenit 54 vjeç si dhe një 39-vjeçar që ndodhej në vagonin e dytë.
Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës.
Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë.
Në momentin e daljes nga shinat vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, duket u futur në ambientet e brendshme të stacioni hekurudhor të vjetër në Adhendro, të braktisur, por në të jetonin prej vitesh shqiptar, të cilët janë hedhur nga dritaret e godinës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 30 njësi, si dhe disa ambulanca.