Tragjedia në Greqi – Treni del nga shinat, tre të vdekur dhe shumë te plagosur, shpëtojnë shqiptarët.

947

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti hekurudhor në Greqi. I vdekur është gjendur drejtuesi i trenit 54 vjeç si dhe një 39-vjeçar që ndodhej në vagonin e dytë.

Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00  të mbrëmjes së të shtunës.

Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë.

Në momentin e daljes nga shinat vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, duket u futur në ambientet e brendshme të stacioni hekurudhor të vjetër në Adhendro, të braktisur, por në të jetonin prej vitesh shqiptar, të cilët janë hedhur nga dritaret e godinës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 30 njësi, si dhe disa ambulanca.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: