Basha zbulon prapaskenat: Ja ofertat e ndyra që u janë bërë aleatëve tanë

Politika

Kreu i opozitës Lulzim Basha foli sot për prapaskena dhe oferta që iu janë bërë aleatëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike, me qëllim që të braktisin lëvizjen qytetare.

Pa përmendur emra, kryedemokrati denoncoi rastet duke theksuar se pret që Kolegji Zgjedhor të gjejë kurajën dhe të rrëzojë ligjërisht 18 qershorin.

“Faqja tjetër janë ofertat e ndyra që i bëjnë aleatëve tanë. Ofron 500 mijë euro vetëm për një kryetar partie që të hyjë në zgjedhje. Njërit deputet i ofruan 10 (mln euro), dikujt 15 (mln euro) për tu shkëputur nga lëvizja qytetare, por ata i thanë jo. Janë lekët tuaja që nuk shkojnë kurrë tek qytetarët. Kjo sepse edhe ata janë krah për krah jush, jo për interesin e tyre, por për gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se, Rama i trajton si gur shahu edhe partnerët ndërkombëtarë.