Ja cilat janë profesionet më të kërkuar sipas “LinkedIn”

1145

Po kërkoni punë? Po kërkoni që të ndryshoni vendin e punës, apo edhe profilin ku punoni?! Atëherë ju duhet të dini se çfarë pozicionesh kërkojnë rekrutuesit.

“LinkedIn” mblodhi të dhëna nëpërmjet anketimit të 4,000 rekrutëve në të gjithë botën, të cilët treguan se çfarë po kërkonin saktësisht, shkruan Monitor.

Më poshtë është renditja me 14 vendet e punës më të kërkuara

  1. Konsulent

Numri i vendeve të punës: mbi 130,000

Për pozicione të tilla si: konsulencë analitike, menaxher konsulence dhe drejtor i konsultimit

Kompanitë: Dow Jones, Analytics Moody dhe IBM

  1. Sigurimi i cilësisë

Numri i vendeve të punës: mbi 80,000

Për pozicione të tilla si: menaxher i sigurimit të cilësisë, drejtor i sigurimit të cilësisë dhe inxhinier i lartë i sigurimit të cilësisë

Kompanitë: Pret A Manger, JPMorgan Chase &Co dhe Adecco

  1. Burime njerëzore

Numri i vendeve të punës: mbi 100,000

Për pozicione të tilla si: praktikant në Departamentin e Burimeve Njerëzore, menaxher i Burimeve Njerëzore dhe menaxher i Specializuar i Burimeve Njerëzore.

Kompanitë: Bar Candy Dylan, Getty Images, Gjykata e Apelit SHBA

  1. Kontabilist

Numri i vendeve të punës: mbi 160,000

Për pozicione të tilla si: menaxher kontabilist dhe kontabilist i lartë

Kompanitë: Cantor Fitzgerald, Fannie Mae dhe Volkswagen në Amerikë

  1. Menaxher Produkti

Numri i vendeve të punës: mbi 35,000

Për pozicione të tilla si: menaxher i produkteve, drejtor i menaxhimit të produktit dhe specialist i menaxhimit të produktit

Kompanitë: Prudential Financial, Weebly dhe HBO

  1. Financier

Numri i vendeve të punës: mbi 170,000

Për pozicione të tilla si: analist financiar

Kompanitë: Pfizer, PDSH dhe Blackstone Group

  1. Role administrative

Numri i vendeve të punës: mbi 250,000

Për pozicione të tilla si: asistent administrativ, koordinator administrativ dhe recepsionist

Kompanitë: Tiffany & Co, AIG dhe Macy-s

  1. Menaxhim Programi dhe Projekti

Numri i vendeve të punës: mbi 4,000

Për pozicione të tilla si: menaxher i lartë i projektit, Menaxher programi dixhital, menaxher teknik i programit

Kompanitë: Estee Lauder Inc, Johnson & Johnson dhe Adobe

  1. Marketing

Numri i vendeve të punës: mbi 390,000

Për pozicione të tilla si: specialist marketingu dixhital, praktikant marketingu dhe drejtori i marketingut

Kompanitë: BBC Worldwide, VitaDocs dhe The Wall Street Journal

  1. Zhvillues Biznesi

Numri i vendeve të punës: mbi 100,000

Për pozicione të tilla si: menaxher zhvillimi biznesi, zhvillues biznesi, ekzekutiv dhe koordinator për zhvillim e biznesit

Kompanitë: Broadstreet, Axiom dhe American Express Travel Business Global

  1. IT

Numri i vendeve të punës: mbi 70,000

Për pozicione të tilla si: drejtor i Teknologjisë së Informacionit, administrator i Sistemeve të Informacionit dhe menaxher IT

Kompanitë: Lucas Group, National September 11 Memorial and Museum, dhe Bloomberg LP

  1. Inxhinier

Numri i vendeve të punës: mbi 300,000

Për pozicione të tilla si: menaxher i Projekteve Inxhinierike dhe praktikant inxhinier i softuerëve

Kompanitë: Nestle Purina në Amerikën e Veriut, Whitepages dhe Philips

  1. Operacional

Numri i vendeve të punës: mbi 700,000

Për pozicione të tilla si: drejtor i operacioneve të klientit, menaxher i operacioneve dhe operacionet e lidhura

Kompanitë: Grupi i Atlantikut, Time dhe Chanel

  1. Shitje

Numri i vendeve të punës: mbi 1 milion

Për pozicione të tilla si: drejtor i shitjeve, asistent shitjeje dhe ekzekutiv shitjesh.

Kompanitë: Scholastic, Macmillan




Këtë e pëlqejnë %d blogues: