Arrestohet shqiptari, u kap me 700 mijë euro drogë

Aktualitet

Policia e Irlandës ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi i është gjetur në makinën e tij një sasi droge me një vlerë prej 680 mijë euro.

Mediat vendase shkruajnë se 47-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në Dublin.

Në makinën e tij në Clondalkin, janë gjetur 34 kilogramë kanabis bimorë.