Kanabisi në tokën e marrë me qira në Mat, Prokuroria zbardh ngjarjen

Aktualitet

 

Me kërkesë të Prokurorisë së Matit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Andreja Gjinaj. Sipas akuzës në një tunel dhe në tokën në përdorim të tij, në fshatin Rrethe-Baz u gjetën 2 ton lëndë bimore e dyshuar kanabis në datë 02.04.2017. Në deklaratën për mediat të prokurorisë thuhet se i dyshuari ka deklaruar se lëndën narkotike dhe një armë tip automatik e ka gjetur rreth një muaji më parë në breg të lumit dhe e ka transportuar tek prona që e kishte marrë me qera për mbjelljen e prodhimeve bujqësore.

Deklarata

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Matit ka rezultuar se

Mee datee 02.04.2017, në një konstruksion metalik (kontenier), si edhe në një tunel të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, janë gjetur një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar lëndë narkotike, në sasinë 2 ton e 69 kg, si dhe një armë zjarri e llojit automatik. Rezuton se konstruksioni metalik, si dhe tuneli në fjalë ndodhet në tokën në pronësi të shtetasit S. D.

Në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi S. D. ka deklaruar se është i vërtetë fakti se ai ka në pronësinë e tij një pasuri të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, por këtë pronë, prej rreth një viti, ia ka dhënë me qera shtetasit Andreja Gjinaj.

Edhe shtetasi Andreja Gjinaj ka shpjeguar se ai ka marrë me qira para rreth një viti tokën në pronësi të shtetasit S. D. Në këtë pronë, në momentin që ai e ka marrë me qera, ka qenë si kontenieri metalik, ashtu edhe tuneli.

Përsa i përket lëndës bimore, e cila dyshohet të jetë lëndë narkotike, si edhe armën e zjarrit të llojit automatik model 56, kaliber 7.62 mm, ai ka shpjeguar se i ka gjetur në breg të lumit para rreth një muaji. Ai i ka transportuar që nga vendi ku i ka gjetur për tek prona që kishte marrë me qira dhe i ka futur brenda në kontenier, si edhe në tunel.

Në bazë të hetimeve paraprake, Prokuroria e Matit dyshon se shtetasi Andreja Gjinaj ka konsumuar veprat penale të  “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”, kryer ne bashkepunim; dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe i municionit”,