Një 22-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, është arrestuar nga policia e Fierit.
Bëhet e ditur se arrestimi i 22-vjeçarit, Aris Zhavri, ka lidhje me vjedhjen e ndodhur më 20 maj në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku në banesën e 48-vjeçarit me iniciale D. L., janë vjedhur 4 milionë lekë të rinj.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një minoren me iniciale S.K., 15 vjeç në lidhje me këtë ngjarje.
Në lidhje me vjedhjen e 4 milionë lekëve të rinj, është në kërkim edhe një shtetas tjetër i cili dyshohet si bashkëpunëtori i dy shtetasve të arrestuar për ngjarjen.