Irena Beqiraj rikthehet në postin e zv/ ministres së Financave

1880

Irena Beqiraj rikthehet në postin e zv/ ministres së Financave. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë që u mbajt në orën 10:00. Lajmi konfirmohet për “Ora News” nga burime pranë kryeministrisë.

Beqiraj konsiderohet person teknik dhe ka mbajtur së fundmi detyrën e këshilltares së kryeministrit për ekonominë dhe më herët edhe postin e zv/ ministres së Financave dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave. Mesa duket Rama ministrit teknik po i përgjigjet me një zv/ ministër po teknik në një nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: