Nis procesi i vettingut – Mblidhet komisioni ad hoc

Politika

Komisioni ad hoc me 6 anëtare për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë zhvilloi mesditën e së martës mbledhjen e parë konstituuese, pas votimit të hënën në Kuvend edhe të emrave të opozitës.

Kjo procedure i hapi rrugën zbatimit të ligjit te vettingut.

Anëtarë të komisionit janë deputetë të partive kryesore parlamentare,  në paritet mazhorancë-opozitë. Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja përfaqësojnë Partinë Socialiste; Flamur Noka dhe Oerd Bylykbash Partinë Demokratike; Lëvizja Socialiste per Integrim përfaqësohet nga deputeti Luan Rama dhe Partia Republikane nga deputeti Fatmir Mediu.

Sipas Oerd Bylykbashit detyrë e komisionit është që të dërgojë listën e kandidatëve dy komisioneve të tjera. Ndersa për deputetin Manja komisioni ad hoc do të marrë në shqyrtim dosjet e 193 kandidatëve. Brenda dhjetë ditësh komisioni i përcjell listën e hartuar, komisioneve ad hoc përzgjedhëse. /atsh/