Operacion antidrogë në kufirin Shqipëri-Greqi, kapet 80 kg marijuanë

Aktualitet

Një operacion antidrogë po zhvillohet nga policia greke në kufi me Shqipërinë.

Sipas mediave greke, efektivët e antidrogës kanë zbritur në kufirin greko-shqiptar, pranë fshatit Neokesarea të Janinës.

Mësohet se policia ka sekuestruar deri më tani 80 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 4 trafikantë droge. Operacioni po vazhdon ende dhe në orët në vijim priten më shumë detaje.