8 mënyra si të “ndaheni” nga duhani

Lifestyle

Ndoshta gjatë netëve të ftohta një cigare mund ta bëj më të ngrohtë, por paratë e shpenzuar për të tashmë janë shumë të kripura. Në të vërtet ky është disavantazhi i fundit që karakterizon duhanpirjen, pasi mbi të gjitha duhet të mendoni për shëndetin.

Duhani mund të shkaktojë shumë sëmundje si, sëmundje të zemrës, kancer apo dhe diabet të tipit 2, ndërkohë që miliona njerëz vazhdojnë ta konsumojnë atë.

Nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë duhet të mendoni për shpenzimet që bëni për të blerë duhan. Ndoshta keni menduar të lini duhanin dhe e keni lënë për disa ditë, muaj ose edhe vite, mendoni për një plan dhe kështu do të jeni më të suksesshëm. Për këtë arsye, ju tregojmë disa hapa të thjeshtë për të lënë duhanin, pa ju bërë moral:

1. Krijoni një plan për këtë

Njerëzit që kanë përkrahjen e të tjerëve kanë më shumë sukses në këtë drejtim. Ju duhet të kërkoni ndihmë nga të tjerët, të keni një partner që dëshiron të lërë duhanin, po ashtu dhe ta bëni publike vendimin, në mënyrë që të gjithë ta dinë dhe të mos keni rastin të huazoni një cigare. Tregohuni shokëve që do ta lini cigaren dhe se nuk dëshironi që ata t’ju ofrojnë më duhan.

2. Merrni në konsiderat medikamentet

Medikamentet si Chantix apo Zyban mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Shumica e këtyre medikamenteve janë për 3 muaj dhe janë 90% më të sigurta se sa vazhdimi i duhanpirjes. Por, mos harroni efektet anësore, p.sh. Chantix mund t’ju shkaktojë probleme të zemrës dhe depresion, por përdorimi i tij për 3 muaj është shumë i sigurt se pirja e duhanit për 10 vjet.

3. I dini arsyet

Para se të lini duhanin, jini të sigurt se dini cilat janë arsyet pse po e bëni këtë. Pyeteni veten “Pse tani?”. Kuptoni veten për të kaluarën dhe identifikoni të ardhmen që dëshironi. Krijoni linja të reja për veten. E vërteta është se keni kaluar nëpër situata shumë më të vështira gjatë jetës tuaj se sa lënia e duhanit. Përdoreni këtë si motivim.

4. Mbani premtimet

Mos u besoni miteve se çfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë me e dëmshme sesa duhanpirja. Kështu që mbani premtimet që i keni vëne vetes dhe ecni drejt suksesit.

5. Ndërto një mënyrë për zgjidhjen e dëshirave

Në vend qe ta mendoni një cigare si shpërblim, mendojeni atë si helm. Pëlqeni më shumë të kaloni kohë me njerëz, të pini kafe, sesa të pini e të kundërmoni aromë të cigares. Shpërbleni veten me ushtrimet e mëngjesit, në vend të cigares. Bëni një ecje në mëngjes apo meditim, të gjitha këto janë në të mirë të shëndetit tuaj.

6. Ndryshoni rutinën tuaj

Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni më mirë një ecje në punë apo të pini kafen në makinë. Largohuni nga duhani në çdo mënyrë të mundshme. Merrni një shishe me ujë me vete, për t’i pasur duart e zëna që mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, makinën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepëseve apo çakmakëve. Hani më shumë çamçakëz.

7. Mund t’i ktheheni duhanit

Kjo ndodh, por mundohu mos të shkatërrosh dy javë, 6 muaj apo një vit të mundit për të lënë cigaren. Të arrini të parandaloni dëshirën për cigaren është një sukses i madh dhe jeni në rrugën e duhur për ta lënë atë përgjithmonë. Mos bini pre e dëshirave.

8. Konsideroni alternativa të tjera

Sëmundje të zemrës, kancer, sëmundje të mushkërive të gjitha shkaktohen nga nikotina. Nëse keni provuar dhe keni dështuar të lini duhanin, merrni nikotinën nga alternativa tjera si çamçakëzi apo tableta. Të gjitha këto janë 90% më të sigurta se duhani. /Shekulli/