Kina jep alarmin për shkak të temperaturave të larta

Bota

Shërbimi Meteorologjik kineze lëshoi sot një “alarm ” në lidhje me ngritjen e temperaturave të ,pasi temperatura pritet të arrijë deri në 39 gradë Celsius në disa nga krahinat veriore të vendit.

Vala e të nxehtit që goditi krahinat veriore kineze po shkaktojnë temperaturat historikisht të larta për muajin maj, që do të vazhdojë të ndikojë në rajonet veriore dhe qendrore, sipas parashikimit të meteorologëve vendas.Sipas të njëjtit parashikim, zonat si në Pekin, Tianjin, Hebei, Shanxi, Henan, Shandong, Hubei , Anhui, Jiangsu , por edhe në Xinjiang, tani do të ketë temperatura mbi 35 gradë Celsius. Alarmi i referohet fazës së parë të përkeqësimit të kushteve të motit për shkak të temperaturës të lartë.