Nga Shpetim Zinxhiria/
Pas një ngrirje që zgjati më shumë se 30 vjet, të dy vendet rivendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1971. Sot, Shqipëria e konsideron Greqinë një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishme, pasi të dy janë anëtarë të NATO-s.
Marrëdhëniet janë përmirësuar që nga viti 1991. Të dy vendet kanë nënshkruar një pakt të Miqësisë, Bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë më 21 mars 1996. Greqia dhe Shqipëria, edhe pse marrëdhëniet diplomatike u rivendosën në vitin 1971, normalizuan marrëdhëniet e tyre në vitin 1981 në qeverisjen e Enver Hoxhës.
Pas rënies së regjimit të Hoxhës në Shqipëri në vitin 1991, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar, por më pas është përkeqësuar për shkak të çështjeve të ndryshme të cilat ende qendrojnë të ngrira. Futja e vendit tonë në NATO, nga ana filozofike mendohej se do të luante një rol të rëndësishëm në prestigjin dhe influencën e vendit tonë përballë Greqisë, por në praktikë tregoi se Shqipëria pas viteve 2005 është gjunjëzuar plotësisht para politikës së Greqisë, ndërsa sot si kandidate në BE ulet pothuajse e barabartë në bisedime dypalëshe. Në marrëdhëniet me vendin fqinj gjatë 35 viteve, Shqipëria ka nënshkruar 65 marrëveshje të ndryshme, por duke mos realizuar akoma zyrtarisht heqjen e “Ligjit të Luftës”… Edhe pse kjo i është kërkuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare për të parën herë ish-ambasadorit grek Alexsandër Malia në prill të 1999.
Lidhur me marrëveshjet për bashkëpunim midis dy vendeve fqinjë, nuk duhet shikuar për nga numri, por mbi të gjitha duhet shikuar dhe analizuar vlera e tyre për shtetin tone. Konkretisht një pjese e madhe e tyre nuk janë vënë në punë asnjëherë. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, vite më parë ka theksuar, se problemi me të dy vendet dhe dy popujve është se të dy nuk e dinë se ku të fillojnë…Ne jemi kaq afër po edhe aq larg.
Pakti i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë, është nënshkruar më 21 mars 1996 në Tiranë dhe hyri në fuqi më 9 mars 1998, dhe me një afat njëzet vjet kohëzgjatje. Por, në bazë të nenit 20 par. 2, të Greqisë, pakti rinovohet automatikisht për pesë vjet të tjera, përveç nëse një pale kontraktuese njofton tjetrën me shkrim për vendimin e saj për të përfunduar atë të paktën një vit para skadimit të periudhës përkatëse.
Marrëveshjet që po publikojmë bëjnë fjalë për periudhën 35 vjeçare për vitet 1976-2010
Që nga viti 1976, në marrëdhëniet midis dy vendeve janë nënshkruar 47 marrëveshje, 1 traktat miqësie, 5 konventa, 9 protokolle dhe 3 memorandume. Marrëveshja e parë është realizuar më 21.05.1976 dhe marrëveshja e fundit u nënshkrua ndërmjet një protokolli më 2010.
Gjatë marrëveshjeve bie në sy që brenda një dite, (14.12. 1984) të jenë nënshkruar 5 marrëveshje të ndryshme, ndërsa në vitet 1990-1999 janë nënshkruar 25 marrëveshje. Gjithashtu, mbetet një marrëveshje për t’u ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, e nënshkruar më 27 shkurt 2009 në Tiranë midis dy ministrave të jashtëm, për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental. Këto marrëveshje dypalëshe mbyllen me protokollin e bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në 2010.
Marrëveshjet e nënshkruara gjatë periudhës 1976-1990
1- Konventa veterinare midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar në 21 maj 1976.
2- Marrëveshje fitosanitare midis Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, 30 mars 1997.
3- Marrëveshje për transportin ajror civil, nënshkruar më 16 korrik 1977.
4- Marrëveshje për ndërtimin dhe vënien në funksionim të linjës elektrike të tensionit të lartë për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike, nënshkruar më 12 shkurt 1981.
5- Marreveshje kulturore, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
6- Marrëveshje e bashkëpunimit shkencor dhe teknik, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
7- Marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
8- Marrëveshje mbi shërbimet postare, nënshkruar më 14 dhjetor të 1984.
9- Marrëveshje për shërbimet e telekomunikacioneve, nënshkruar më 4 dhjetor të 1984.
10- Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Athinës, nënshkruar më 28 nëntor 1985.
11- Marrëveshje bashkëpunimi midis Radiotelevizionit Shqiptar dhe Radiotelevizionit Grek, nënshkruar më 28 nëntor të 1985.
12- Marrëveshje ndërmjet Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjensisë së Lajmeve të Athinës, nënshkruar më 21 nëntor të 1986.
13- Marrëveshje bankare midis Bankës së Shtetit Shqiptar dhe Bankës së Greqisë në Athinë, nënshkruar më 18 nëntor të 1987.
14- Marrëveshje për Tregtinë Kufitare, nënshkruar më 17 prill 1988.
Nënshkrimi i marrëveshjeve gjatë periudhës 1990- 1999
1- Marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, nënshkruar më 1 gusht 1991, fuqizuar zyrtarisht më 4 janar 1995
2- Marrëveshje Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, midis forcave të armatosura të të dy vendeve, nënshkruar më 7 nëntor 1992.
3- Marrëveshje midis Ministrisë së Punës dhe përkrahjes sociale të Shqipërisë dhe OAED të Greqisë, nënshkruar më 21 gusht 1992.
4- Marrëveshje, Konventa konsullore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 22 qershor 1992, hyrë në fuqi më 31 janar 1993.
5- Marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, nënshkruar më 22 qershor 1992.
6- Marrëveshje për hapjen e posteve konsullore, nënshkruar më 22 qershor 1992.
7- Protokoll mbi krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek për nxitjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, nënshkruar më 9 prill 1993, fuqizuar zyrtarisht më 9 gusht 1994.
8- Konventë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për zbatimin reciprok të vendimeve gjyqësore për çështjet penale, nënshkruar më 17 maj 1993.
9- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për transferimin e të dënuarve të burgosur, nënshkruar më 17 maj 1993.
10- Konventa midis republikës të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë mbi ndihmën gjyqësore në çështjet civile dhe penale, nënshkruar më 17 maj 1993
11- Marrëveshje për bashkëpunimin administrativ të doganave, nënshkruar më 17 maj 1993, hyrë në fuqi më 9 korrik 1993.
12- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, nënshkruar më 14 korrik 1995, hyrë në fuqi më 13 dhjetor 2000.
13- Traktat i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 21 mars 1996, hyrë në fuqi më 4 shkurt 1998.
14- Marrëveshje për punësim sezonal të fuqisë punëtore, nënshkruar më 17 maj 1996.
15- Marrëveshje për krijimin e posteve konsullore, nënshkruar më 17 maj 1996.
- Protokoll ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 5 gusht 1997
16- Marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe pasagjerëve, nënshkruar më 20 qershor 1997, hyrë në fuqi më 25 nëntor 1998
17- Marrëveshje për hapjen e pikave të reja kalimit kufitar, nënshkruar më 15 tetor 1997
18- Marrëveshje plotësuese për Protokollin e ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, të 5 gushtit 1997, nënshkruar më 25 shtator 1997.
19- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, nënshkruar më 15 tetor 1997.
20- Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe pajisjeve mbrojtëse ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 25 shtator 1997
21- Protokoll bashkëpunimi midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë, në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupave greke të mbrojtjes së limaneve për në mbrojtje efikase të kufirit bregdetar midis dy vendeve, nënshkruar më 9 mars 1998
22- Protokoll i asistencës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke në lidhje me integrimin Euroatlantik të Shqipërisë, nënshkruar më 8 mars 1998
23- Marrëveshje për bashkëpunim në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës, nënshkruar më 4 nëntor 1998
24- Protokoll mbi zgjatjen e vlefshmërisë së Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë se Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së porteve për mbrojtje më efikase të kufirit detar midis dy vendeve, nënshkruar më 23 tetor 1999.
25- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, nënshkruar më 22 dhjetor 1999
Marrëveshjet gjatë periudhës 2000-2009
1- Marrëveshje e huasë për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e arsimit, nënshkruar më 25 korrik 2000.
2- Marrëveshje e huasë për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e shëndetësisë, nënshkruar 25 korrik 2000.
3- Marrëveshja midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, për pjesëmarrjen e personelit ushtarak dhe civil shqiptar në Qendrën Ndërkombëtare për Operacionet Mbështetëse të Paqes, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
4- Marrëveshje teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për rregullimin e procedurave të ndërtimit, pajisjes dhe plotësimit me personel të Spitalit ushtarak të Gjirokastrës, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
5- Protokoll i bashkëpunimit në fushën e sigurimeve shoqërore, nënshkruar më 22 korrik 2002, hyrë në fuqi më 1 maj 2003.
6- Marrëveshje midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për ndërtimin e godinës së komandës dhe mjediseve të akordimit të personelit, të thellimit të kanalit hyrës dhe basenit të bazës detare të Bisht Pallës, nënshkruar më 30 nëntor të 2002
7- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nënshkruar më 10 nëntor 2003
8- Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit dhe Punëve Publike të Republikës së Greqisë, nënshkruar më 3 prill 2003, hyr në fuqi më 19 korrik 2005.
9- Marrëveshje për krijimin e Komisionit të Përhershëm Shqiptaro-Grek mbi çështjet e ujrave të ëmbla ndërkufitare, nënshkruar më 3 prill 2003 dhe hyrë në fuqi më 23 nëntor 2005.
10- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, nënshkruar më 2 shtator 2003, hyrë në fuqi më 10 mars 2005.
11- Protokolli i Komisionit Kryesor të Përbashkët Shqiptaro-Grek për çështje kufitare, nënshkruar më 3 nëntor 2005.
12- Memorandum i mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë lidhur me përcaktimin e formave të mbështetjes së ekipit të përbashkët mjeksor të vendeve palë, në iniciativën e Kartës së Adriatikut në operacionin e drejtuar nga NATO, ISAF në Afganistan, nënshkruar më 25 maj 2005.
13- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve, (viktima të trafikut), nënshkruar më 27 shkurt 2006, hyrë në fuqi më 5 dhjetor të 2008.
14- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellët të informacionit të klasifikuar, nënshkruar më 14 shkurt 2006.
15- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin në fushën e postave dhe komunikimit elektronik, nënshkruar më 6 prill 2006, hyrë në fuqi më 6 qershor 2008.
16- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin midis shërbimeve të zjarrfikësve, nënshkruar më 27 maj 2006
17- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, “Për bashkëpunimin në fushën e energjisë, nënshkruar më 13 shtator 2006, hyrë në fuqi më 27 mars 2007”.
18- Marrëveshje huaje prej 230.000.000 për Republikën e Shqipërisë nga banka ALPHA BANK. A. E., Bankës Kombëtare Greke S.A, agjent ALPHA BANK A.E. Dega Londër, nënshkruar më 4 prill 2008
19- Rregullore e Komisionit të Përhershëm për ujrat e ëmbla, nënshkruar më 10 prill 2008.
20- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë”, nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
21- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë,për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve grekë rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane, 1040-1941, për ndërtimin vendprehjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 9 shkurt 2009.
22- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë” , nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
23- Marrëveshja midis dy ministrave të jashtëm për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental, por që nuk është ratifikuar nga parlamenti shqiptar, nënshkruar më 27 shkurt 2009.
23- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke dhe Organizatës të sigurimit të Kredive të Eksportit (ECIO), nënshkruar më 19 mars 2009.
Protokolli i bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në vitin 2010.