Pse janë trembur Saliu, Meta dhe Rama?

Kryesore Opinion

ngjela profilSpartak NGJELA   /  Nuk e ka Rama në dorë, se qeveria e tij është në Embargo perëndimore për kushtin Berisha-Meta, dhe nuk ka para, po vdes se nuk po realizon dot kushtin

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ngre disa pyetje në lidhje me post thirrjen e ish- kryeministrit Berisha për të rrëmbyer armët.

Sipas Ngjelës tashmë Berisha është tërhequr njëherë e mirë nga thirrja e tij pasi, i trembet burgut.

“Pse u trembe Sali për armët: ti the “nuk do gjeni vrimë ku të futi”? Madje na e the kërcënimin dhe me nëndialekt “tfuti” dhe jo “futeni”.

Pse, kaq shpejt tremben “tribunët e popullit”?

U kap tani; prandaj është trembur Saliu. Është në hallin e falimentit vetiak.

Qëndroi Sali asaj që the; se burgu për burra është; pa lere ligjin amerikan, se është avokati. Fakti që trembesh, ke shumë mëkate…prandaj kërkove edhe armët.

Po Bashë ziu, ku ndodhet me anijen e tij të shkapërderdhur PD?

Bashë ziut, që i duket vetja Pashë, i kanë kërkuar distancimin nga Saliu. Dhe ka filluar të distancohet.

Po Rama?

Rama i mërzitur deshi të gjente nën zbutës me fjalën “qesharak”, për një bandit. Njëlloj si në kohën e Gërdecit. Infantilitet politik sërish.

Por ky duhet të fusë ligjin e Reformës në Drejtësi në Parlament urgjentisht, se nuk ka as aftësi dhe as mundësi që të gënjejë amerikanët.

Po Meta?

Meta është në hallet e tij për Kodrën e Diellit; për 100 ha në Borsh; për Kampin e Punëtorëve në Sarandë dhe për sa e sa të tjera që janë e që do të të merren. Meta… duhet ta dorëzosh të gjithë gjënë e vjedhur!

Kot e ke Meta, je kusht për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk e ka Rama në dorë, se qeveria e tij është në Embargo perëndimore për kushtin Berisha-Meta, dhe nuk ka para, po vdes se nuk po realizon dot kushtin. Nuk do të ketë as rroga për të paguar. Nuk shkon do te Berisha t’i Meta, se jeni kusht të dy, nuk e tremb dot më Ramën me këtë loje. Je në rrugën drejt kryqëzimit, me gjithë “tribunin e popullit, Sali, që ka vjedhur popullin.

Kjo është gjendja mizerabël e politikës shqiptare, dëmet e së cilës po i paguajnë si gjithmonë shqiptarët, të kapur si robër nga bandat e më sipërme”, shkruan Ngjela.

ngjela ne focus-3